LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi i banores/ Shtëpinë ma shpallën të banueshme, por më pas u shemb

26 Nëntor 2020, 20:39, Aktualitet CNA
Rrëfimi i banores/ Shtëpinë ma shpallën të banueshme,

Banorët që ngelën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 vijojnë të jenë në qiell të hapur.

Një banore në zonën e Porto Romanos u shpreh në emisionin ?Open? se shtëpia e saj u dëmtua shumë gjatë tërmetit dhe pasi bëri letrat ja shpallën shtëpinë  të pabanueshme.

Më pas tregon banorja i dhanë 5 milionë lek të vjetra për riparim dhe sipas saj gjatë riparimit shtëpia u shemb ngaqë ishte dëmtuar soleta. Ajo jeton në një kontenier të dhuruar nga kisha, ndërkohë që disa pjestarë të tjerë të familjes janë shpërngulur në vendlindje.

 

?Bëra letrat për shtëpinë dhe erdhën ma panë shtëpinë dhe ma konsideruan të pabanueshme. Më vonë më dhanë 5 milionë lekë të vjetra e riparova dhe më thanë që është e banushme. Por djali më tha që është prishur soleta dhe ne dolëm jashtë.

Burri kunati dhe vajza kanë ikur në malësi. Gatuajmë në tualet. Kam kërkuar ndihmë dhe më kanë sjellë nga një makinë dru. Jetoj në këtë kontenier që ma dhuroi kisha?, shprehet banorja./CNA.al.

Lajmet e fundit nga