Connect with Us

Qindra të shtruar në spitale dhe 10 viktima/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Shëndeti

Qindra të shtruar në spitale dhe 10 viktima/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Publikuar

-

Qindra të shtruar në spitale dhe 10 viktima/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe i drejtohet me një apel të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt”/ 341 gjoba për mosvendosjen e maskës

Ministria  deklaron se të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH kritikon vendet e pasura/ “Mos vaksinoni fëmijët, jepjani vaksinat vendeve të varfra”

Publikuar

-

Nga

OBSH kritikon vendet e pasura/ “Mos vaksinoni fëmijët, jepjani vaksinat vendeve të varfra

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për mediat u ka kërkuar vendeve të pasura që të jenë më solidare me të varfrat për sa i përket shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit.

Ghebreyesus kërkoi nga vendet më të fuqishme që të shtyjnë planet për të vaksinuar të adoleshentët dhe fëmijët dhe të furnizojnë me sa më shumë doza skemën e Covax, e cila shpërndan vaksinat për vendet e varfra.

“Mos vaksinoni fëmijët  e adoleshentët, jepjani dozat  ‘Covax’. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, furnizimi me vaksina nuk ka qenë i mjaftueshëm as për të vaksinuar punonjësit e sistemit shëndetësore që përballen çdo ditë me virusin vdekjeprurës”, tha Ghebreyesus./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e vaksinimeve që janë zhvilluar deri me tani.

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu shprehet se nga nisja fushates janë kryer 650 mijë vaksinime ndërsa  procesi do të vijojë deri në arritjen e objektivit për 1 milion.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja.

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt”/ 341 gjoba për mosvendosjen e maskës

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ka ardhur koha që disa masa kufizuese kundër Covid-19 të rishikohen menjëherë, duke nisur nga heqja e maskës në rrugë, mjafton që të respektohet distancimi social.

Epidemiologu në një intervistë për Bw, thotë se Shqipëria nuk do të përjetojë më valë të reja të COVID-19 si ato që u regjistruan në muajt dhjetor 2020 dhe shkurt 2021.

Ai shprehet se imunizimi i tufës nuk duhet marrë si mekanizëm mbrojtje ndaj personave të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar COVID-in, për aq kohë sa virusi COVID-19 do të jetë në qarkullim./CNA.al

LEXO EDHE:  “LSI vetëm në garën e 25 prillit”/ Braimllari zbardh skenarin e opozitës: Brenda janarit…

LEXO EDHE:  Publikohen pamjet/ Momentet e tensionit mes qytetarëve dhe policisë në Kakavijë

 

LEXO TE PLOTE