Connect with Us

Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Kronika

Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

LEXO EDHE:  A po shkohet drejt një përplasje të madhe?

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Misteri i zhdukjes së italianit/ Koka ngre dyshime, pse zgjodhi aksin e vjetër

Publikuar

-

Nga

Misteri i zhdukjes së italianit/ Koka ngre dyshime, pse zgjodhi aksin e vjetër

Gazetari Spartak Koka ka ngritur dyshime për misterin e zhdukjes se shtetasit Italian Davide Peccorelli.

Koka tha se gjetja e mbetjeve kockore brenda një automjeti të djegur më 6 janar në aksin Reps-Gjegjan, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë shtetas.

Gazetari Koka, zbuloi gjithashtu se italini Peccorelli bashkëjetonte me një grua nga Vlora me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Koka tha se mbetjet kockore janë gjetur pas 6 orësh, nga një kqyrje më e detajuar e mjetit.

LEXO EDHE:  Operacioni “Los Blancos”/ Lleshaj: Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm

LEXO EDHE:  Vrasja makabre e çiftit shqiptar / Mediat italiane: I biri në kërkim ndërkombëtar, dëshmitar kyç për ngjarjen

“Në  të dhënat që kam marr nga policia e Shkodrës, vetëm 5% e trupit ka mbetur. Zyrtarisht konfirmohet që eshtrat janë tek Instituti i Mjekësisë ligjore dhe pritet krahasimi i ADN-së”, tha Koka duke shtuar se ngjarja dyshohet aksidentale, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera.

Gazetari ngriti pikëpyetje mb faktin se italiani kishte zgjedhur të kalonte në aksin e vjetër rrugor, që tashmë nuk është në përdorim dhe ka bërë një kthim pas gjatë itinerarit të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Tre të plagosur nga përplasja e dy makinave

Publikuar

-

Nga

Aksident në Tiranë/ Tre të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në rrugën “Llambi Bonata”.

Nga përplasja e dy mjeteve ka tre të plagosur, mes tyre dy të mitur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Panik në Shkodër /Të shtëna me armë zjarri mes kushërinjve

LEXO EDHE:  A po shkohet drejt një përplasje të madhe?

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk respektuan masat anti Covid/ Gjobiten mijëra qytetarë në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1307 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1303 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Zbulohen detaje/Çfarë do të ndodhë nesër në takimin e Lëvizjes për Ringritjen e PD

LEXO EDHE:  U gjet gjysmë e zhveshur dhe e djegur në park/ Detaje të reja nga vrasja makabre e shqiptares në Francë

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE