Connect with Us

Një vit pas tërmetit tragjik/ Mbi 50 të arrestuarit janë të lirë

Aktualitet

Një vit pas tërmetit tragjik/ Mbi 50 të arrestuarit janë të lirë

Publikuar

-

Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit. Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka patur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”.

Pak ditë pas tërmetit, ndërsa vizitonte prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i porsazgjedhur Olsian Çela do të deklaronte më 7 dhjetor 2019 se “reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin”.

Por një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe 1 miliardë euro dëme, të dyshuarit si përgjegjës për tragjedinë janë jashtë hekurave të burgut”

Kur Shqipëria ishte ende e mpirë nga tragjedia, tri prokurori, ajo e Durrësit, Tiranës dhe Krujës çelën menjëherë hetimet, për të zbuluar përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe hoteleve dhe me bujë u njoftua pak javë më vonë, goditja e mbi 50 personave.

DURRËSI

Durrësi ishte qyteti më i goditur me disa pallate, hotele dhe banesa private disa katëshe të cilat u rrënuan. Në këtë qytet u bënë dhe arrestimet e para. “Prokuroria e Durrësit, gjatë mbrëmjes së djeshme lëshoi 17 urdhëra ndalimi nga të cilat 9 prej tyre janë ekzektuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të implikuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit”, bëri të ditur më 14 dhjetor, në një konferencë shtypi të përbashkët me Prokurorinë drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

Bëhej fjalë për ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektoriati i Ndërtimit, ndërtuesë si dhe kolauduesë e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve. Akuzat ndaj tyre shkonin nga nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi i dokumentave” si dhe “Vrasje me dashje” apo “Vrasje në rrethana cilësuese”.

Tashmë një vit nga ngjarja tragjike prokuroria e Durrësit njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të 16 personave. Por akuzat ndaj tyre janë shfryrë dhe zyrtarisht ata do të japin llogari para drejtësisë për vrasjes nga pakujdesia dhe shpërdorim detyre.

Vetëm njëri prej tyre është ende në qeli. Ai është Ramiz Shehu, i cili ndërtoi banesën 4 katëshe të familjes Lala, në zonën e Kënetës nën rrënojat e së cilës humben jetën 8 persona, 4 prej të cilëve të mitur.

Në dosjen hetimore thuhet se objektet në të cilat pati viktima, kishin probleme me cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton….ndërsa u përdorën akte të falsifikuara për legalizimin e shtesave pa leje…..

Më 20 nëntor të këtij viti, ndërsa njoftonte mbylljen e hetimeve, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella tha ndër të tjera se “ky hetim nxori në pah një sere problematikash sa I përket cilësisë së materileve të ndërtimit. Në disa prej objekteve, cilësia, rezistenca e betonit dhe hekurit të përdorur rezultoi të ishte e dobët dhe jo në përputhje me kushtet e kriteret e projektimit dhe zbatimit. Ndërtimi i kateve shtesë, gjithashtu që është vërejtur në disa prej rasteve ka rritur masën e ndërtesës dhe sforcimet në katet e poshtme të struktarave, për rrjedhojë, rritjen e forcave sizmike që kanë vepruar”

Një nga hotelet e rrënuara në plazhin e Durrësit, ishte dhe Vila Palma. Nën gërmadha humbi jetën Sadik Qato, vjehrri i pronares Dëshira Qato, zyrtare e Lartë në Bashkinë e Kavajës. I biri, Klajdi për fat të mirë mbijetoi dhe u nxor i gjallë pas të paktën 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi. Godina u shemb, sepse sic vlerësuan ekspertët pronarja Dëshira Qato kishte ndërtuar dy kate pa leje jashtë cdo kriteri. Kolaudator i objektit kishte qenë Arben Qato, bashkëshorti i saj. Edhe ky i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Nën akuzë për vrasje nga pakujdesia, zonja Qato, nga një person në kërkim fillimisht, tani është rikthyer në detyrën e saj të mëparshme, Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës, duke drejtuar zyrën e cila ka për të detyrë të vlerësojë pikërisht zbatimin e kritereve dhe të japë lejet e ndërtimit.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola, e shpjegoi për Zërin e Amerikës, vendimin “pasi gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, mori vendimin për detyrim paraqitje për zonjën Qato. Duke qenë se ishte pezulluar, me datë 5 gusht 2020 është rikthyer në detyrë brenda të gjithë kornizave ligjore që parashikon Kodi i Punës dhe Kodi i procedurës. Bashkia e Kavajës si cdo institucion publik, funksionon në bazë të ligjit, nëse ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë, është i detyrueshëm. Por në këto momente nuk kemi asnjë vendim të formës së prerë për znj.Qato”.

LEXO EDHE:  Masakra në Thumanë, pasojë e një konflikti të çastit

Por personat e tjerë nuk kanë patur të njejtin fat. Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI-t, Durrës, i pandehur në të njëjtën dosje, dhe me një akuzë më të lehtë, atë për “shpërdorim detyre”, nuk është rikthyer në funksionet e mëparshme.

TIRANA

Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Më 15 Janar, Prokuroria njoftoi se të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë, ishin arestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. 7 persona të tjerë u shpallën janë në kërkim. Akuzat ndaj tyre shkonin nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi I dokumentave” apo dhe “Ndërtim pa leje”.

“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme: 25 janë institucione, 134 janë pallate dhe mbi 200 janë banesa private”, deklaroi në 15 Janar 2020, Elizabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Aktualisht po hetohen vetëm 5 objekte të shpallura tëpabanueshme, 3 në Kashar, një në Farkë, dhe një tjetër në Kombinat. Hetimi nuk është mbyllur ende dhe vonesat justifikohen me faktin se është urdhëruar kryerja e një aktekspertimi për cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton, i cili ende nuk është përfunduar nga dy ekspertët e caktuar. Ky dokumet do të jetë vendimtar për fatin e dosjes.

Një vit pas tërmetit, Prokuroria deklaron se ka dërguar për gjykim vetëm Naim Shehun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Në aktkakuzë thuhet se ai ndërhyri në katin e parë të një pallati dhe shembi muret e brendshme, me qëllim ndërtimin e një furre buke. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e bëra nga i pandehuri dëmtuan strukturën e pallatit dhe pas lëkundjeve sizmike ndërtesa u shpall e pabanueshme.

Nga lista e gjatë e të arrestuarve në fillim të këtij viti, të gjithë kanë lënë qelitë.

THUMANA

Qyteza e Thumanës ofroi pamje rrënqethëse, ndërsa dy pallate 5 katëshe, të ndërtuara para viteve ’90 u shembën duke zënë nën rrënoja 24 gra, fëmijë e burra. Shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dhe banesa të tjera u dëmtuan. Prokuroria e Krujës i shpjegoi përmes një shkrese, Zërit të Amerikës se “në kuadër të këtij hetimi është administruar dokumentacioni shkresor, është kryer pyetja e një numri të konsiderueshëm të personave që mund të kenë dijeni për veprën penale si dhe është administruar ekspertimi gjeologjik”. Prokuroria saktëson se është në pritje të aktit të ekspertimit teknik ndërtimor, ndërsa shton se dhe situate e pandemisë ka kushtezuar ecurinë e hetimeve.

Ndër objektet e dëmtuara në Thumanë, ishte dhe shkolla Ramazan Jangozi, të cilën Bashkia Krujë e kishte marrë në dorëzim të parakohshëm, vetëm pak ditë para tërmetit. Ndërhyrjet në godinë, kishin patur për qëllim rehabilitimin e dëmeve të tërmetit të rënë pak muaj më parë.

Prokuroria bën të ditur se ka marrë zyrtarisht nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave.Bëhet fjalë për projektuesë, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë së Krujës.

Hetimi ka konstatar shkelje të shumta që nga një vlerësim jo i saktë i gjendjes së objektit, te mungesa e dokumentacionit siziomiologjik dhe teknik mbi bazën e të cilit janë propozuar punimet që duhet të kryheshin. Prokuroia kë vërejtuar gjithashtu se punimet duket se ishin vetëm riparime, dhe jo ndërhyrje që të rrinin dhe garantonin qëndrueshmërinë e godinës. Për më tepër ka rezultuar se njëra nga kompanitë fituese të tenderit, ishte ndaluar të merrte pjesë në garat publike.

Hetimet e çelura pas tërmetit tragjik, duket se kanë nxjerrë në pah dhe një sërë mangësish ligjore. Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka hartuar një relacion ku rendit të gjitha mangësitë ligjore dhe ia ka dorëzuar prokurorit të Përgjithshëm. Ky i fundit, ka folur edhe më herët për mundësinë për të propozuar ndryshime ligjore, pasi situata të tilla sikurse u krijuan pas tërmetit të 26 nëntorit janë të paparishikuara në ligj./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Prindërit nënshkruan peticion për mbylljen e shkollës/ Shahini: Do qëndojë e hapur, e vlerësuan inxhinierët

LEXO EDHE:  Panik në qytet/ Maskat grabisin me armë argjendarinë

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Publikuar

-

Nga

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç dhe Viktoria 10 vjeç.  Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit “Luli në botën e çudirave”, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

LEXO EDHE:  Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false/ Arrestohet turku në Durrës

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit çohet “në këmbë”/ Postblloqe e kontrolle intensive në Elbasan dhe Durrës

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij.

Ndoshta do ishte mire mire ti lexonte udhëzimin e fundit të PD se çfarë nuk pret nga Luli, ai mund ti lexonte dhe Kushtetuten./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gënjeshtar dy metra nuk ka!”/ Pse nuk shkon ta inagurojë Rama inceneratorin e Fierit?

Publikuar

-

Nga

“Gënjeshtar dy metra nuk ka!”/ Pse nuk shkon ta inagurojë Rama inceneratorin e Fierit

Prej muajsh CNA.al ka publikuar me detaje një dosje të plotë investigative, në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Një debat i gjatë u bë, CNA e denoncoi, u raportua dhe në media të tjera. Në shtator fillojë dhe një debat i fortë nga opozita.

Në Elbasan bëhet fjalë për një incenerator problematik pasi ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia, edhe për atë u tha që do bëhej shpejt, por serish nuk është zgjidhur.

Ndërsa ai i Fierit, duhet të kishte përfunduar që në dhjetor. Të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Rama më 15 tetor të vitit të kaluar në emisionin “ Opinion”.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna. Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe. (Shiko videon ketu).

Por tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj! Nuk shkojë ta inaguronte as më 1 dhjetor! As më 10 dhe as me 20 dhjetor. Por nuk shkoj as në janar! Kur do e inagurojë Rama këtë incenerator?

LEXO EDHE:  Panik në qytet/ Maskat grabisin me armë argjendarinë

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në banesë 28-vjeçari

Se mirë ai i Tiranës që s’ka filluar të ndërtohet, vetëm landfilli po punon. Se atë të Elbasanit, mirë po keq, u ngrit një ‘kafaz llamarinash’ atje, janë dhënë dhe disa justifikime dhe u prodhua dhe një sasi energjie. Po i pranojmë të gjitha gënjeshtrat edhe pse çdo gënjeshtër vlen jo pak por 22 milion euro!

Po Në Fier ku pretendohet se janë 28 milion euro investim?! Qeveria ka paguar një thes me para, pa u ndërtuar ende. Ka dhe një detaj tjetër, është fakti që tani bashkia e Fierit po bën tenderin për të blerë kamionat, për të hequr plehrat nga zona e grumbullimit dhe për ti çuar tek inceneratori.

Sot pas kaq muajsh, ku është inceneratori! Do na e tregojë Edi Rama? Apo do bëjmë video me 3D siç bëmë me atë të Elbasanit!/CNA.al

“Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka”/ Rama e pranon: Inceneratori i Fierit nuk punon

Skandali me Inceneratorin e Fierit/ Skema mafioze, 23 milionë euro për vetëm një gërmadhe

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Ndërtimi i inceneratorit në Fier/ Banorët hidhen në protestë

“Mori 750 milionë lekë, pa pasur asnjë punonjës”/ Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të pa paguara

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

LEXO TE PLOTE