Connect with Us

Një vit nga tërmeti tragjik/ U shuan 51 jetë njerëzish dhe mbetën në “qiell të hapur” mijëra të tjerë

Sociale

Një vit nga tërmeti tragjik/ U shuan 51 jetë njerëzish dhe mbetën në “qiell të hapur” mijëra të tjerë

Publikuar

-

Një vit nga tërmeti tragjik/ U shuan 51 jetë njerëzish dhe mbetën në “qiell të hapur” mijëra familje

26 nëntori i vitit të shkuar do të mbahet mend si një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit la pasoja tragjike.

Si pasojë e këtij tërmeti u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën në qiell të hapur. Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thuma. Lëkundjet e forta që vijonin edhe pas 26 nëntorit sollën shumë panik në të gjithë vendin, duke mbajtur qytetarat në aknth.

Pas këtij tërmeti i cili mori jetë dhe shembi një numër të madh banesash, ka pasur një solidarizim botëror nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha për disa ditë me rradhë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi”/ Manastirliu jep lajmin: Vijnë në jetë trenjakë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të gëzuar.

Ajo bën me dije se kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë trenjakët e një familje nga Hasi. Sipas Manastirliut, nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë,

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë/ Katër nxënës përfundojnë në spital

Publikuar

-

Nga

Zbardhen detajet tronditëse/ Djali qëlloi me pistoletë nënën e tij pas sherrit në familje

Katër nxënës të një shkolle në rrugën “Don Bosko” në Tiranë kanë përfunduar në spital.

Mësohet se në këtë shkollë ka pasur rrjedhje gazi e për pasojë nxënësit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjermania trendi i ri emigracionit/ Në dy vite dyfishohen lejet e qëndrimit

Publikuar

-

Nga

Gjermania trendi i ri emigracionit/ Në dy vite dyfishohen lejet e qëndrimit

Gjermania po shndërrohet në një trend të ri emigrimi për shqiptarët e të gjitha shtresave, por sidomos ato më aftësi.

Të dhënat e Eurostat treguan se, përgjatë viteve 2017-2019 lejet e qëndrimit për shqiptarët në Gjermani u dyfishuan. Stoku i lejeve të qëndrimit në Gjermani në vitin 2019 arriti në 42 mijë e 600 mijë persona nga rreth 24 mijë leje që ishin në vitin 2017. Në vitin 2011 në Gjermani ishin dhënë vetëm 8152 leje qëndrimi për shqiptarët.

Lejet në rritje u nxiten nga trendi i ri i azilit për arsye ekonomike pas vitit 2015. Në vitin 2016 rreth 67 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në BE shumica e të cilëve ishin në Gjermani.

Qendra për studime Ekonomike dhe Sociale në Shqipëri në një anketë të fundit për emigracionin e aftësive (studentët ) ka gjetur se trendi i ri emigracionit është Gjermania.

Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, mundësia e punësimit për personat me edukim universitar dhe të kualifikuar, cilësia e lartë e edukimit terciar, kosto e ulët e tarifave universitare, ekzistenca e një komuniteti shqiptar në rritje të shpejtë, janë disa nga faktorët që shpjegojnë zhvendosjen e kurbës nga Italia te Gjermania, thotë profesor Ilir Gëdeshi që prej vitesh studion tiparet dhe tendencat e emigracionit. Sipas tij, ky perceptim i Gjermanisë, si një vend shumë i përparuar dhe që ofron mbështetje të mirë sociale, u rrit veçanërisht pas krizës ekonomike globale (2008) dhe krizës së refugjatëve (2015).

Gjatë viteve 2013–2018 thuajse 83.000 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani (dhe më pas u rikthyen). Arbeni, një student në Gjermani, tregon arsyet e kësaj preference: “Gjermania preferohet sepse universitetet i ka të një cilësie të lartë dhe thuajse falas. Unë për 6 muaj paguaj 150 euro, ndërkohë që Franca i ka deri në 2 mijë euro për një semestër. Veç kësaj Gjermania për momentin është lideri i Bashkimit Europian dhe ka mundësi më të mira punësimi. Gjermania, do të thosha, tani është bërë si vendi kryesor për shqiptarët për të studiuar.”

LEXO EDHE:  Dy mësime që na mësoi kjo fatkeqsi natyrore

LEXO EDHE:  "Nuk ndihesha e sigurt në shtëpi"/ Trashëgimtarja e Disney-t rrëfen periudhën e errët në fëmijëri

Kjo dëshirë e studentëve shqiptarë për të studiuar në Gjermani reflektohet edhe në mësimin e gjuhës gjermane. Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane në shkollë ose në kurse private. Pranvera, një mësuese me eksperiencë në një shkollë të mesme private në Korçë, shprehet: “Në qoftë se do të krahasojmë me 3–4 vite më parë është rritur preferenca e nxënësve për të studiuar në Gjermani. Tani edhe në shkollë gjuha italiane thuajse po zëvendësohet me gjermanishten. Në shkollë ne kemi pasur gjuhën angleze dhe italiane”.

Sipas Eurostat, për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 nga vendet e Bashkimit Europian rreth 868 mijë leje qëndrimi, duke u renditur e gjashta në botë për numrin e lejeve, pas Marokut (2.0 milionë), Turqisë (1.9 milionë), Ukrainës (1.3 milionë) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milionë), Sirisë (974 000). Ndërsa në raport me popullsinë, vendi renditej i pari në botë.
Sipas të dhënave të Eurostat, 48% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash. Në vend të dytë është Greqia, me 43%, ose 371 mijë persona. Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë lejë qëndrimi, ose 5% të totalit. Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona, ose 1.3% të totalit. Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë./Monitor

LEXO TE PLOTE