Politikë
Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Ka kaluar 1 vit nga tërmeti i nëntorit ku u regjistruan 51 viktima dhe 913 të plagosur, ndërsa mijëra persona humbën banesat, një pjesë e të cilëve sot ende ndodhen në çadra e pa një çati mbi kokë.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, e cila kritikon ashpër qeverinë e cila e përdoni këtë ngjarje për shoë, ndërsa sot pas një viti banorët kanë mbetur rrugëve.
Si sot një vit, Shqipëria u gdhi nën rrenoja!
Tërmeti me pasoja shkatërruese që goditi vendin hapi plagë të reja në shumë familje shqiptare! Plagë që nuk po mbyllen as sot, pas një viti të plotë me mashtrime dhe propagandë nga Kryeministri, kabineti qeveritar dhe një farë komiteti i shpëtimit!
Sot pas një viti të rënduar ekonomikisht dhe mendërisht për shqiptarët nga situata e kovid-19 dhe tërmetit situata paraqitet e njëjtë! Banorët e mbetur rrugëve, me banesat e prishura në themel, kanë një vit që nuk dëgjojnë gjë tjetër veçse propagandë dhe kaq!
Zotërinj të nderuar, bëtë shfaqje dhe shoë mediatik sa u doli boja ndër shqiptar, është koha të pranoni,të paktën, se keni deshtuar! Përveç kësaj nuk mund të bëni asgjë më shumë!
Ata banorë që po jetojnë që prej një viti çadrave janë pasqyra e vërtetë e këtyre 8 viteve qeverisje!
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...