Sociale
Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Kur kanë kaluar gati dy vjet nga ndryshimi i ligjit për TVSH-në, impakti negativ që kjo skemë ka sjellë tek përpunuesit, është i dukshëm, madje edhe i matshëm.
Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit” në një intervistë për Euronews Albania tregon pasojat, të cilat prekin një zinxhir të gjatë, hallka e fundit e të cilit duket se është konsumatori.
Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit”.
“Kur e blejmë ngarkohemi me 6%, pra rimbursohemi me 6 për qind të kësaj vlere dhe kur e shesim paguajmë 20%. Pra ngelemi 14 % zbuluar. Që në muajt e parë për shkak të barrës fiskale që na ngarkon më tepër, kemi rritur çmimet në treg të pjesës më të madhe të produkteve. Janë rritur 10-12 %. Kjo ka bërë që këto dy vite në qoftë se raftet kanë qenë me 50 % produkte bulmeti të huaja, tani kanë shkuar në 60 apo 70% dhe ndoshta më shumë në muajt dhe vitet në vazhdim nëse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar”, tha ai.
Ky sektor po përballet edhe me falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit, të cilat duket se po e ndajnë barrën e ngarkuar nga TVSH-ja vetëm me konsumatorin, pasi fermerët nuk e përballojnë dot atë.
“Jo me larg se para pak javësh një nga kompanitë e cila ishte themeluar që në 1992 ka shpallur falimentin dhe një nga arsyet më të mëdha të kësaj ishte skema. Industria e përpunimit të qumështit është gjetur në njëfarë mënyre midis dy zjarreve. Nga njëra anë ne nuk ja ulim dot çmimin fermerit, sepse kjo do çonte në zhdukjen e lëndës së parë ose fermave. Nga ana tjetër ja kemi ngritur çmimin , me kosto shumë të madhe, afatgjatë sepse natyrshëm konsumatori do të kaloj në produkte që janë të konkurueshme ndoshta edhe më të lira sesa ne që vijnë nga importi”
Sipas Ndrekës në lidhje me kërkesat e tyre, qëndrimi deri tani i Ministrisë së Financës është i paqartë, ndërsa ai i Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Sipërmarrjes duket pro ndryshimit të kësaj takse, nisur nga impakti negativ që ka sjellë në këtë industri. /Euronews
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra...