LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Momente paniku, trajneri i Kombëtares rezulton pozitiv me Koronavirus

26 Nëntor 2020, 11:11, Sport CNA
Momente paniku, trajneri i Kombëtares rezulton pozitiv me Koronavirus

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Këtij virusi që po bën kërdinë kudo, nuk i kanë shpëtuar as personazhe të botës së sportit.

Së fundmi mediat lokale në Shkodër kanë raportuar se trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ish-portieri shkodran, kreu testet ditën e djeshme, teksa para pak minutash mësoi edhe përgjigjen pozitive.

Një lajm aspak pozitiv ky, teksa kujtojmë që Kombëtarja e femrave do të luajë nesër në ?Loro Boriçi?, në sfidën ndaj Qipros, e vlefshme për eliminatoret. Si për ironi të fatit, sot në orën 12:30 ishte planifikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Grima, i cili tashmë është karantinuar.

Lajmet e fundit nga