LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

26 Nëntor 2020, 12:56, Politikë CNA
Meta apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti tragjik i një viti më parë.

Sipas Metës, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Presidenti thekson se kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

?Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë. Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga