Connect with Us

“Mbledhja e Kuvendit kundër masave anti Covid”/ Gjuzi “i tërheq veshin” Ruçit

Aktualitet

“Mbledhja e Kuvendit kundër masave anti Covid”/ Gjuzi “i tërheq veshin” Ruçit

Publikuar

-

“Mbledhja e Kuvendit kundër masave anti Covid”/ Gjuzi “i tërheq veshin” Ruçit

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi i ka “tërhequr veshin” kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për zhvillimin e seancës plenare.

Sipas Gjuzit, meqënëse nuk lejohen grumbullimetme mbi 10 persona, as Kuvendi nuk duhej të mblidhej pasi janë 120 persona në sallë.

“Sipas masave të reja antiCovid nuk lejohen grumbullimet me mbi 10 persona, ndërsa ne këtu në sallë jemi rreth 120”, tha Gjuzi.

Ndërkohë Ruçi tha se ka zbaruar rregullat dhe i është përmbajtur udhëzimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Dasho: Komiteti i Ekspertëve të mbajë përgjegjësi, Pipero ka gabuar shumë herë

Unë e anullova seancën javen e kaluar. Në aktin e nxjerrë nuk është përfshire Kuvendi. Kuvendi do të vazhdojë punën me zbatimin e masave siç është distanca fizike, mbajtja e maskave dhe e treta, të ulim kohën e qendrimit në sallë”, u shpreh Ruçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Belind Këlliçi nxjerr skandalin/ Si kandidati i PS ndërton pa leje në mes të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Belind Këlliçi nxjerr skandalin/ Si kandidati i PS ndërton pa leje në mes të Tiranës

Partia Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam” ka marrë prurje të reja, ku sipas tyre janë të rinj të arsimuar dhe profesionitë në fusha të ndryshme. Një prej kandidatëve të rinj është edhe Daniel Garunja nga Tirana, i cili do të hyjë në fazën finale të përzgjedhjes së kandidatëve që do i bashkohen PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Por ditën e sotme kreu i FRPD Belind Këlliçi ka nxjerrë disa foto, ku shprehet se kandidati Garunja me bekimin e PS  po shkel qëllimisht ligjin.

Këlliçi shprehet se në pallatin ku ai banon në zonën e Liqenit të Thatë po ndërton një verandë, e cila po dëmton edhe pronën e të tjerëve. Sipas tij, kandidatit të PS i mjaftojnë vetëm disa çarçafë për të mbuluar këtë skandal, ndërsa Policia Bashkiake është e zënë duke u konfiskuar të varfërve perimet që shesin.

“Daniel Garunja nga Tirana është një “prurje e re” në Partinë Socialiste.

Sipas PS, Garunja është një prej shumë të rinjve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, që nëpërmjet platformës “Deputeti që duam”, ka zgjedhur PS për të kontribuar me aftësitë dhe idetë e tij. Garunja do të hyjë në fazën e përzgjedhjes finale të listës së kandidatëve që do i bashkohen ekipit garues të PS në zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Festa e Birrës/ Policia “blindon” Korçën

LEXO EDHE:  Aktori dhe moderatori jep lajmin e hidhur/ Humb njeriun e shtrenjtë nga Covid

Ai vetë thotë se do t’i japë zgjidhje probleme të komunitetit.

Aq bashkëpunues është Garunja me komunitetin sa që në pallatin ku banon, në zonën e Liqenit të Thatë, po ndërton një verandë betoni pa leje. Pallati është pronë e përbashkët e banorëve dhe ndërhyrja e njëanshme në fasadën e tij dëmton pronën dhe pronarët e tjerë. Procedura ligjore për shtesat është e qartë:

Nuk lejohen ndërhyrjet në fasadën e objektit pas hipotekimit!

Po Garunja është pjesë e skuadrës së “Rilindjes” dhe i mjaftojnë disa çarçafë për të mbuluar paligjshmërinë.

Policia Bashkiake ndërkohë është shumë e zënë duke u konfiskuar fukarenjve presh, lakra e makineri kokoshkash. Bashkiakët hyjnë në çdo skutë të qytetit për të kapur normën e gjobave për parkimet që u cakton kryetari, por nuk kanë sy të shohin ndërtimin pa leje të “Deputetit që duam”. Qytetarët e Tiranës nuk riparojnë dot tualetin pa marrë leje kurse “Deputeti që duam”, në paligjshmëri të plotë, bën ndërhyrje në fasadën e pallatit.

Me këto prurje të reja, PS do t’i shembet kaskada totalisht më 25 prill”, shkruan Këlliçi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Prezenca e Ndraghetës në Europë/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Nuk jemi të vetmit

Publikuar

-

Nga

Prezenca e Ndraghetës në Europë/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Nuk jemi të vetmit

Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar hartën e prezencës së Ndrangheta në Evropë dhe shkruan se Shqipëria nuk është vetëm.

“Nje miku im, me pyeti sot. A do te behet ndonjehere Shqiperia?

LEXO EDHE:  Foto-Kujtim Gjuzi fut në “ankth” ndjekësit/ S’e mendoja kurrë që do të dashurohesha me dikë që njoha në rrjet

LEXO EDHE:  Arrest me burg për Durim Keçin/ Personazhin e fotove me politikanë

Po behet,- i thashe.

Po si po behet,- ma ktheu ai.

A nuk e sheh,-i thashe- se te gjitha organizatat mafioze serioze, thone se Shqiperia eshte nje treg i virgjer per investime???!!!

Me poshte, hartat e prezences se Ndrangheta, ne Europe dhe ne bote, qe tregojne se nuk jemi vetem…”, shkruan Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i infermieres/ Urdhri i Infermierëve: Iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit, të hetohen

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i infermieres/ Urdhri i Infermierëve: Iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit, të hetohen

Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë ka ripërsëritur kërkesën për të nisur një hetim ndaj infermierëve të spitaleve COVID, duke bërë një akuzë të fortë se gjatë kësaj periudhe pasuria e tyre është shtuar dhe kjo jo vetëm prej bonusit të dhënë nga qeveria.

Në reagimin e tyre zyrtar, kërkohet që çdo mënyrë e punësimit të personelit të viteve të fundit të verifikohet, pasi sipas tyre disa nuk kanë aftësinë profesionale të nevojshme, të tjerë nuk kanë licenës.

“Na cudit fakti që është e disata herë që i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të nis hetim të spitaleve covid dhe të personelit që punon në këto spitale pasi pothuajse të gjithëve në menyre të pajustifikuar ju janë rritur të ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit të dhënë nga qeveria, por në forma të tjera të padeklaruara dhe burimi i këtyre të ardhurave nuk justifikohet. (…) Kemi kerkuar hetim të menyres së punësimit të personelit në vitet e fundit si dhe verifikim të dosjeve të tyre se sa të vlefshme janë që ato mund ta ushtrojne profesionin apo janë në shkelje”, thuhet mes të tjerave në deklaratë.

LEXO EDHE:  Festa e Birrës/ Policia “blindon” Korçën

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në shtetin fqinj/ 83 të vdekur, rreth 1900 të infektuar

Ky reagim vjen pas arrestimit të infermierës Ronida Hysa te Infektivi pasi i kishte vjedhur paratë një pacienti që kishte ndërruar jetë me COVID./CNA.al

LEXO TE PLOTE