Shëndeti
Manastirliu flet me shifra/ Tregon sasinë e vaksinës që ka prenotuar

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur mbrëmjen e sotme për sigurimin e vaksinës anti-Covid.
Ashtu sikurse ka treguar edhe më parë, ministrja tha se Shqipëria ka bërë parapagim për të siguruar vaksinën për 20% të popullatës.
“Qeveria shqiptare është angazhuar financiarisht duke parapaguar për 570 mijë qytetarë, për rreth 20% të popullatës me doza të vaksinës. Portofoli i Covax përfshin 10 kompani të ndryshme që po punojnë për vaksinën, ndërkohë që ka mbyllur marëveshjen me tre kandidatë.
Shqipëria duket parapaguar 3.9 milionë dollarë, ka hyrë në dritaren e parë të aksesit të vaksinës”, u shpreh ajo, ndërsa rëfeu se një ndër kompanitë kandidate që prodhon vaksinën dhe që ka lidhur marrëveshjen me Covax është edhe AstraZeneca.
Socialistja tregoi se Covax është duke negociuar gjithashtu edhe me Pfizer dhe Modernën. Manastirliu theksoi në emisionin “Opinion” se pavarësisht se Shqipëria ka bërë një parapagesë te Covax, po shikon edhe mundësi të tjera.
“Ne mund të blejmë jashtë Covaxit, ne mund të negociojmë me ofertën e Covax dhe edhe mund të tërhiqemi. Kemi punuar me disa drejtime.
Instumenti Covax siguron që jo vetëm nëpërmjet një blerësi dhe vlerëson jo vetëm pjesën e kostove oportune por edhe pjesën tjetër deri transportin në vend”, nënvizoi ministrja./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sërish shifra të larta nga Covid në vend/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik;...

Deklarata shokuese/ Vaksina anti-Covid mund t’i kthejë njërëzit në homoseksuale
Një udhëheqës fetar hebre nga sekti ultra-ortodoks i Izraelit ka shokuar me deklaratën e tij, ku thekson se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në...