Connect with Us

Lufta kundër Covid/ Qeveria gjermane publikon masat e reja me dy faza

Bota

Lufta kundër Covid/ Qeveria gjermane publikon masat e reja me dy faza

Publikuar

-

Lufta kundër Covid/ Qeveria gjermane publikon masat e reja me dy faza

Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të qëndrueshme. E megjithatë, Gjermania synon  t’i shtrëngojë edhe më shumë masat e mbylljes së lehtë, me shpresën që në festat e Krishtilndjeve dhe fundvitit numri i infektimeve të mos rritet shumë.

Dhe që të mos ndodhte si dy javë më parë, kur masat e parashikuara nga kancelarja Merkel i befasuan shefat e landeve, të cilët nuk i pranuan ato, këtë radhë kryeministrat duket se kanë rënë dakord paraprakisht me kancelarinë.

Sipas propozimit të tyre, i cili u bë i njohur të martën nga disa agjenci lajmesh, masat ndahen në dy faza: në fazën para festave, nga 1 deri më 20 dhjetor dhe në fazën pas 20 dhjetorit e deri në fillim të janarit.

Deutschland | Weihnachten in der Coronakrise 2020 Faza para Krishtlindjeve

Mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej më shumë se dy javësh, të vazhdojë të paktën deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.

Maska dhe takime

Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten. Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani.

Përjashtimet e Krishtlindjeve

Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen  për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha.

Festimet e Vitit të Ri

Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.

Pushimet fillojnë më 16 dhjetor

LEXO EDHE:  Ushqime “superfood” nga Gjermania

Maskat të vendosen në klasa (aktualisht ato vendosen vetëm nëpër shkollë, jo në banka) nga klasa e 7-të e sipër në zona me më shumë se 50 raste për 100,000 banorë. Sidoqoftë, shkollat ​​që nuk kanë asnjë infeksion mund të përjashtohen.

Vendimi për vijimin e mësimit në shtëpi do t’i lihet në dorë çdo landi më vete. Por sipas informacioneve nga Berlini, thuhet se është rënë dakord që pushimet e festave të fillojnë qysh më 16 dhjetor.

Deri më 20 dhjetor do të zgjatet mbyllja e restoranteve, klubeve, palestrave.

Stimuli ekonomik

Landet kanë rënë dakord që programet ekzistuese në mbështetje të bizneseve, sipërmarrësve të pavarur dhe klubeve të zgjerohen dhe të zgjaten. Landet do të inkurajojnë qeverinë federale që të shikojë mundësinë e zgjatjes së ndihmave për bizneset që janë në vështirësi, si për shembull kultura, udhëtimi dhe dëfrimi – deri nga mesi i vitit 2021.

Masat në varësi të infektimeve

Sidoqoftë, landet që nuk janë shumë të prekura lejohen t’i lirojnë kufizimet e tyre edhe nëse ato vlejnë për landet e tjera. “Landet që nuk janë zona rreziku, nëse janë nën 50 raste (për 100,000 banorë në javë), duhet të kenë mundësinë të lehtësojnë kufizimet,” i dha radios kombëtare gjermane Manuela Schëesig, kryeministre socialdemokrate e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.

Se sa nga këto propozime të shefave të landeve do të merren parasysh gjatë takimit të sotëm, i cili fillon në orën 14.00, kjo nuk dihet ende. Kancelarja gjermane e lëvdoi të martën propozimin, por shtoi se do të sillte edhe disa propozime të vetat. Kancelarja gjermane tha në një takim virtual me grupin e saj parlamentar se ajo do të sugjerojë masa më shtrënguese në ato zona që kanë infeksione të larta. Më 14 ose 15 dhjetor, do të ketë një mbledhje tjetër për të vlerësuar gjendjen.

Të martën, sipas Institutit Robert Koch, numri i infeksioneve të reja në Gjermani ishte 13.554, Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka pasur gjithsej 942.687 të infektuar, prej të cilëve 14.361 kanë humbur jetën./DW.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shpërthimi në Gjermani/ Ndërrojnë jetë dy persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, në Gjermani.

Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se pesë persona janë të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

” Për fat të keq, po zbehet shpresa për t’i gjetur ata të gjallë“.” tha Lars Friedrich, kreu i Chempark, në një deklaratë fillestare.

LEXO EDHE:  Renato Osmenaj jep lajmin e mirë/ Shërohet mjeku Roland Xhaxho, lë për dy ditë spitalin

LEXO EDHE:  Studimi i ri/ Testi i gjakut mund të parashikojë nëse do t’i mbijetoni virusit Covid-19

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues. Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.

LEXO TE PLOTE

Bota

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Publikuar

-

Nga

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar.

“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen.

Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit.

“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve – që kanë mundësi – të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur të tjerët”, tha von der Leyen.

LEXO EDHE:  Ndërsa Ballkani po pret vaksinimin kundër Covid-19, rritet ndjeshëm lëvizja kundër tij

LEXO EDHE:  Manastirliu bën bilancin/ Ja sa ka arritur numri i vaksinimeve kundër Covid-19

Komisioni Evropian – i cili ka qenë përgjegjës për sigurimin e vaksinave për bllokun – ka vendosur më herët si synim vaksinimin e plotë të 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës.

Më 10 korrik, von der Leyen ka thënë se BE-ja ka shpërndarë mjaft vaksina për të arritur atë nivel.

Në BE më shumë të vaksinuar sesa në SHBA

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 3.9 miliardë vaksina.

Koronavirusi ka prekur gjithsej mbi 194.9 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC, rishikim udhëzimesh për mbajtjen e maskës në SHBA

Publikuar

-

Nga

CDC, rishikim udhëzimesh për mbajtjen e maskës në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të njoftojë udhëzimet e rishikuara për mbajtjen e maskave për amerikanët plotësisht të vaksinuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Zyrtarët i thanë agjencisë Reuters se CDC-ja pritet të rekomandojë që amerikanët plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska në ambjentet e brendshme të paktën në disa raste, por detajet nuk janë ende të qarta.

Udhëzimi i ri do të shënonte një kthesë të fortë nga vendimi i agjencisë ne maj sipas së cilit njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska në shumicën e ambjenteve të brendshme.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të mprehtë të numrit të rasteve të reja me COVD-19. Në 48 nga 50 shtetet ka patur një rritje prej 10% ose më shumë të infeksioneve javën e fundit. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve të reja gati është katërfishuar në korrik, nga rreth 13,000 raste në ditë në më shumë se 50,000 aktualisht.

LEXO EDHE:  Ndërsa Ballkani po pret vaksinimin kundër Covid-19, rritet ndjeshëm lëvizja kundër tij

Rritja është theksuar veçanërisht në shtetet me norma të ulëta vaksinimi dhe ndërsa varianti Delta i virusit, i zbuluar së pari në Indi, është përhapur në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në CNN zoti Fauci tha se, “Pesëdhjetë për qind e vendit nuk është vaksinuar. Kjo është problematike.”

LEXO EDHE:  Studimi i ri/ Testi i gjakut mund të parashikojë nëse do t’i mbijetoni virusit Covid-19

“Ne po e vëmë veten në rrezik,” tha Fauci, këshilltari kryesor për shëndetësinë i Presidentit Joe Biden.

Ai tha se njerëzit e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe nga varianti Delta. Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në SHBA me më shumë se 80% që nga mesi i prillit./VOA

LEXO TE PLOTE