Sport
Lojtarët e Vllaznisë marrin premio edhe pas barazimit me Teutën

Para ndeshjes së djeshme në Durrës, drejtuesit e Vllaznisë kishin premtuar një premio që shkonte 15 milionë lekë të vjetër në rast se skuadra dilte me tri pikë nga transferta kundër Teutës.
Megjithatë, kuqeblutë nuk shkuan më shumë se barazimi dhe natyrisht që ky është një rezultat pozitiv duke pasur parasysh kundërshtarin. Gjithsesi, lojtarët e Vllaznisë nuk do të mbeten pa gjë.
“Panorama Sport” mëson se pas ndeshjes së djeshme, drejtuesit e klubit kuqeblu janë futur në dhomat e zhveshjes dhe pasi kanë përgëzuar kanë bërë këtë premtim:
“Para ndeshjes folëm që do të keni premio nëse fitoni, por edhe për barazimin, do të shpërndajmë diçka, pasi është një rezultat i mirë”./Panorama Sport
Lajme të Rekomanduara:

Skënderbeu godet në merkato, afron mesfushorin që pritet të bëjë diferencën
Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos. Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar. Lojtari që luan...

E KRYER/ Paga e frikshme, Ferhan Hasani firmos për 18 muaj me Partizanin
Ferhan Hasani ka pranuar ofertën e Partizanit dhe ka nënshkruar për 18 muaj. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Maqedonia e Veriut, konkretisht...