Politikë
Lefter Maliqi thirrje mediave/ Censurojeni Ramën, aktron me lot krokodili

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që ka marrë 51 jetë njerëzish, deputeti Lefter Maliqi, ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Maliqi kujton fjalimin e mbajtur një vit më parë në Kuvend dhe kërkon të censurohet kreu i qeverisë.
Deputeti pretendon se qeveria nuk ka bërë asgjë dhe ata banorë të prekur nga ajo fatkeqësi, të cilët janë akoma në qiell të hapur, pa shtëpi, nëpër çadra, dhe ky është dimri i dytë që kalojnë në kushte të mjerueshme.
Ai deklaron se Rama pa asnjë shqisë humanizmi, ka bërë përditë propagandë me vemjet e tij që e rrethojnë, duke premtuar një vit me radhë rindërtimin e shtëpive.
“1 vit më pas… Banorët e prekur nga tërmeti janë akoma në çadra… në dimrin e dytë…por të fundit! Censurojeni Kryemafiozin që vazhdon të aktrojë me lot krokodili, pa asnjë shqisë humane
Të dashur shqiptarë!
Sot është një ditë e trishtë për të gjithë, një ditë që na kujton fatkeqësinë, për të cilën Shqipëria nuk e ka hequr ende zinë. Një vit më parë, shumë prej familjeve u përgjysmuan, humbën të dashurit e tyre, të afërmit, miqtë, dhe shqiptarët humbën shqiptarët.
Një vit më parë, në ditët e para pas fatkeqësisë dhe tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit, unë mbajta një fjalë në Parlament; si politikan për ti kërkuar llogari Qeverisë, dhe si njeri e shqiptar si ju, duke mos mundur ta mbaj fjalimin pa lot e nerv që shkaktoi ajo fatkeqësi.
Por, sot, një vit më pas, fatkeqësisht, unë po ripostoj të njëjtin fjalim, duke mos pasur nevojë të flas sërish sot, pasi ato që kam thënë në foltoren e Parlamentit janë të njëjtat që do të thoja edhe sot.
E dini pse?
Sepse, FATKEQËSISHT, sot, një vit më pas, kjo qeveri ç’njerëzore nuk ka bërë asgjë dhe ata banorë të prekur nga ajo fatkeqësi, janë akoma në qiell të hapur, pa shtëpi, nëpër çadra, dhe ky është dimri i dytë që kalojnë në kushte të mjerueshme.
Pa shtëpinë që iu premtoi ky Kryemafioz, që paratë e shtetit, buxhetit, ndihmat e partnerëve tanë në Bruksel, që u ofruan nga e gjithë bota, një ZOT e di ku kanë përfunduar, vetëm te destinacioni në të cilin ishin nisur, nuk kanë shkuar.
Ky Kryemafioz pa asnjë shqisë humanizmi ka bërë përditë propagandë me vemjet e tij që e rrethojnë, duke premtuar një vit me radhë për ato të shkreta shtëpi, që nuk u bënë kurrë, dhe FATKEQËSISHT, as ka për ti bërë kurrë.
Më vjen pështirë ta shoh në ekrane këtë Kryemafioz, sot, një vit më pas, duke aktruar po njësoj, me lot krokodili, pa pikën e turpit dhe humanizmit, shtetarit jo e jo, duke premtuar sërish të njëjtat gjëra, edhe pse ka kaluar një vit…
Boll më me mashtrime ordinere, ç’njerëzore, aktrime, propaganda. Shporrja e këtij Kryemafiozi nuk është më vetëm çështje politike…”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...