Connect with Us

Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

Bota

Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

Publikuar

-

Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

Kryeministri i Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet (CDU) pretendon edhe kandidaturën për kancelar të Gjermanisë, po të zgjidhet kryetar i CDU-së në janar. Lascheti e përjashton heqjen dorë nga kandidatura në favor të Ministrit Federal të Shëndetësisë Jens Spahn. Dega e CDU-së e Renanisë-Veriore-Vestfalisë kishte pasur arsye të forta kur e propozoi atë për postin e kryetarit federal të partisë , i tha Laschet televizionit WDR. “Kjo mbetet. Kështu e sheh edhe Jens Spahn”.

Deklaratat e fundit në lidhje me kandidaturën për kancelar Laschet i bëri gjatë xhirimeve të filmit “Ballafaqimi. Markus Feldenkirchen takon Armin Laschet” që do të transmetohet këtë të enjte.

Kandidati për kryetar të ri të CDU, Armin Laschet reagoi me këtë ndaj popullaritetit në rritje të Ministrit Federal të Shëndetësisë në pandeminë e Coronas dhe pakënaqësisë në CDU me tre kandidatët e deritashëm për kryesinë e partisë.

Shqetësim për përçarje

Në fillim të vitit, Spahn, i cili vjen nga Münsterland, vendosi të kandidojë si zëvendës i Laschet-it. Në shumë sondazhe, Jens Spahn tani është përpara kryeministrit të  Renanisë-Veriore-Vestfalisë. Ai është shumë popullor edhe brenda CDU-së.

Kur u pyet pse po kandidon jo vetëm për kryesinë e partisë, por edhe për të pasuar Angela Merkel-in, Lascheti tha se ishte i shqetësuar për një ndarje të thellë në vend pas pandemisë. “Ju tashmë mund të shihni agresionin në shoqëri. Do të jetë detyrë kryesore të mbajmë vendin tonë së bashku kur Angela Merkel të mos jetë më kancelare”.

LEXO EDHE:  I vodhi laptopin/ Burri lakuriq ndjek derrin në mes të parkut

Kritika ndaj Merzit

Lascheti kritikoi edhe konkurrentin e tij për kryetar të partisë, Friedrich Merz. Ai ka shkarë përsëri në modelet e sjelljes para 20 vjetësh, kur u grind me Angela Merkelin. Që Merz tani po e vazhdon këtë luftë kundër tij, “kjo është thjesht çmenduri”.

Lascheti tha se nuk është i shqetësuar për prapambetjen në sondazhe ndaj kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder. “Unë kam parë kaq shumë figura të ndritshme”, tha Laschet, duke përmendur ish-kandidatin e SPD për kancelar, Martin Schulz dhe paraardhësen e tij në krye të landit, Hannelore Kraft, si shembuj të popullaritetit të lartë, por “pas tre muajsh nuk kishte mbetur asgjë”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Publikuar

-

Nga

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny në paraburgim për 30 ditë, pa përfillur thirrjet e vendeve perëndimore për të liruar menjëherë politikanin e opozitës.

Vendimi merret një ditë pasi policia e ndaloi atë në aeroport ndërsa ai kthehej në vendin e tij për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor ushtarak dhe mund të jetë hapi i parë që ai të burgoset për një periudhë të gjatë.

Gjyqtari tha se vendimi jepej pasi Navalny kishte shkelur kushtet e një dënimi të pezulluar me burg.

Shërbimet e burgjeve të Moskës kishin aplikuar për të kthyer në fuqi në fund të muajit dënimin e pezulluar prej 3.5 vjetësh, ku ai u gjet fajtor për përvetësim. Zoti Navalny thotë se akuzat ishin të manipuluara. Ai përballet edhe me tre çështje të tjera penale.

Kombet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimit i bënë thirrje Moskës para marrjes së vendimit që ta linin të lirë zotin Navalny. Disa vende kanë bërë thirrje për sanksione të reja nga Bashkimi Evropian si reagim për helmimin e opozitarit Navalny. Moska u kundërpërgjigj duke thënë se ata nuk duhet të ndërhynin në punët e brendshme.

LEXO EDHE:  BE dridhet – Cipras në Moskë

LEXO EDHE:  Zjarre urrejtjeje - Armiqësi ndaj refugjatëve në Gjermani

Përmes një video të postuar në Twitter pas marrjes së vendimit, zoti Navalny u bëri thirrje rusëve që të dalin në protesta.

Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,” shkruante zoti Navalny.

Ai e quajti trajtimin e tij të paligjshëm në bazë të ligjit rus ndërsa sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të kodit penal./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Publikuar

-

Nga

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.

Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së. Skema e OBSH-së për shpëndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.

LEXO EDHE:  Zjarre urrejtjeje – Armiqësi ndaj refugjatëve në Gjermani

LEXO EDHE:  Terror në supermarket/Një person sulmon me thikë klientët, 1 i vdekur

“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros.

Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Publikuar

-

Nga

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Greqi, të lehtësoi për herë të parë masat për këtë vit.

Kështu dyqanet greke kanë rihapur dyert sot , ndërsa zëvendëskryeministri Adonis Georgiadis i bëri thirrje publikut të vazhdojë të respektojë masat e rrepta, sidomos duke shmangur grumbullimet.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim dyqanet përsëri”, ka thënë ai për mediat vendase duke shtuar se ”lëvizja do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të rasteve të reja”.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse hapet ekonomia dhe kjo çon në më shumë kontakte. Sidoqoftë, nëse rastet rriten, masat e bllokimit do të duhet të kthehen përsëri”, paralajmëroi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE