Sport
Lajme të mira nga Turqia, reagon Skënder Gega: Tani jam drejt përmirësimit

Lajme të mira për gjendjen e Skënder Gegës. Trajneri i Kukësit, i cili fluturoi drejt Turqisë, për një kurë më profesionale, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Gega nëpërmjet një “Story”, në “Whats App”, ku shprehet mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe kurajon në këto momente të vështira.
REAGIMI I SKËNDER GEGËS:
“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.
Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega.
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur
Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë...