Connect with Us

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Politikë

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Publikuar

-

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim

Kujtojmë se 18 deputetë të maxhorancës një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha kullon nga korrupsioni”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Publikuar

-

Nga

“Basha kullon nga korrupsion”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi, është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj.

I ftuar në ABC neës, Patozi tha se Basha kullon nga korrupsioni dhe  se opozitën e ka të korruptuar.

Patozi: Të gjithë këta janë të korruptuar, ne duam të heqim Ramën dhe të bëhet kryeministër dikush që nuk është si ai, që nuk i ka bërë dëme Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Lulzim Basha i ka bërë më pak dëme Shqipërisë, është më i mirë se Rama, dhe ku e keni parë ju korrupsionin e Bashës?

Patozi: Basha kullon nga korrupsioni se opozitën e ka të korruptuar. Nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i paaftë.

Gjekmarkaj: Pse s’dolët të thoshit kjo është opozitë e korruptuar në 2013-2017?

LEXO EDHE:  Përjashtimi i Ndreut/ Rrëzohet kërkesa e PD

LEXO EDHE:  Një vit nga dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, akti ende pa epilog gjyqësor

Patozi: Po flet me njeriun e gabuar. Unë jam ai që kurrë nuk kam heshtur. Basha nëse e bëri këtë sepse ishte mërzitur nga heshja ime, i lumtë krahu. Në këtë krasitjen që na bëri ne. Çfarë jam unë tani djal i urtë, apo zevzeg? Çfarë më do ti mua? Idenë timë nëse duan ta ndjekin janë të mirëseardhur.

Gjekmarkaj: Pse nuk the opozitë e korruptuar në 2013-2017?

Patozi: E kam denoncuar unë gjithmonë. Unë jam krenar për koherencën time. Koherencën time e kam të shenjtë dhe i dal zot çdo gjëje që kam bërë në politikë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk i dalin katër vila”/ Topalli bën ‘rezil’ Bashën: Nuk ka bërë transparencë për asgjë

Publikuar

-

Nga

“Nuk i dalin katër vila”/ Topalli bën ‘rezil’ Bashën: Nuk ka bërë transparencë për asgjë

Lulzim Basha është simboli i një njeriu që ka mundur të shumfishojë pasurinë e tijë gjatë kohës që është në krye të opozitës.

Dy vila në kompleksin e Agron Papulit dhe dy të tjera në bregdet duket se nuk i mjaftojnë kryetarit të PD-së, dhe kërkon dhe një tjetër.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një intervistë për ABC tha se Basha nuk ka bërë transparente asgjë, për mënyrën se si është pasuruar.

“Ka një kryetar që në dy vite ka marrë dy vila, në zona luksoze dhe dy të tjera tek bregdeti, dhe na del se nuk i mjaftojnë këto dhe do dhe të tjera, në popullin më të varfër.

LEXO EDHE:  Raporti i KE për minoritetet/ Reagon Vangjel Dule  

LEXO EDHE:  Raporti i KE: Punojmë 48 orë në javë, më shumë se gjithë Europa/ Kryesojnë të moshuarit dhe të varfrit

Nuk ka bërë transparencë për asgjë. Nuk jam kundër pasurimit të njerëzve, por politikanët duhet të bëjnë transparencë dhe me shumë burime”, tha Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

Publikuar

-

Nga

E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

Rikthimi i Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit në skenën politike, ka sjellë një sërë sulmesh dhe akuzash ndaj tyre.

Pikërisht për këto sulme ka folur mbërmjen e sotme edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, i cili tha se nuk e kupton pse njerëzit ankohen duke thënë se ai dhe Topalli janë të vjetër në politikë.

Patozi deklaroi në emisionin “Log” se Sali Berisha dhe Ilir Meta që akoma kërkon të mbajë poste, janë shumë të vjetër në politikë dhe askush nuk ankohet për ta.

LEXO EDHE:  Përjashtimi i Ndreut/ Rrëzohet kërkesa e PD

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi, “vrasës” si Enver Hoxha

Ne nuk kemi dal për vete apo për familjet tona. Ne dalim sepse kemi ide, politika është idea, jo personi. Njerëzit ankohen se Patozi dhe Topalli janë të vjetër në politikë, nuk do sjellin gjë të re, por këta njerëz nuk ankohen për Sali Berishën që ka 30 vjet aty, apo për Ilir Metën që nuk e di se çfarë posti kërkon më nga politika”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE