LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi akuza Ramës për propagandë/ Të pastrehët ende presin shtëpitë e premtuara

26 Nëntor 2020, 11:35, Politikë CNA
Këlliçi akuza Ramës për propagandë/ Të

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka kujtuar tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit në të cilin humbën jetën 51 persona.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se bilanci ishte tragjik dhe shton se një frymë e jashtëzakonshme solidariteti nga bota përqafoi Shqipërinë.

Më tej kreu i FRPD-së në postimin e tij i ka kushtuar nëj vëmendje të veçantë ndihmës që erdhi nga Kosova.

Këlliçi vë në pah faktin se 1 vit pas tërmetit të pastrehët qëndrojnë ende në çadra, me shpresën se do u bjerë radha të jenë në Facebook-un e kryeministrit dhe të Erionit të tij, duke marrë çelësat që u tunden me një mburravecëri të pashoqe.

Banorët do durojnë deri në zgjedhjet e 25 prillit shkruan Këlliçi dhe shton se shqiptarët presin presin prillin, kur do të shpërthejnë inagurimet e shkollave, pallateve dhe shtëpive.

Si sot 1 vit më parë, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi vendin tonë. Bilanci ishte tragjik dhe vijon të mbetet. 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. 5200 banorë mbetën të pastrehë, 5497 shtëpi dhe 558 pallate u dëmtuan rëndë, mijëra shtëpi të tjera u dëmtuan lehtë. 28 shkolla dhe 15 kabina elektrike gjithashtu patën dëmtime.

Një frymë e jashtëzakonshme solidariteti nga e gjithë bota përqafoi Shqipërinë. Shqiptarët kudo që ndodheshin u bashkuan për t’i bërë ballë fatkeqësisë natyrore.
Dëshiroj të sjell në vëmendje e të falenderoj veçanërisht Kosovën që nuk e la Shqipërinë të rrëzohej. Ato ditë të errëta treguan se kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka forcë që i ndal. Falenderime e përulje për ushtarakët dhe zjarrfikësit që me vetëmohim të pashembullt dhe pa mjete e pajime rrezikuan jetët e tyre për të mbrojtur jetë të tjera.

Nëse Rikardi III i Anglisë jepte mbretërinë e tij për një kalë beteje, ngjashmërisht atëherë kur lipsej, Shqipëria e vjedhur babëzisht nuk kishte një qen.

Teksa specialistët e huaj e kosovarë kërkonin shqiptarët nën rrënoja, tanët me duar në xhepa jepnin deklarata heroizmi nga panelet komode të ekraneve.

Miliona euro u dhuruan për të rimëkëmbur Shqipërinë. Të pastrehët presin ende shtëpitë e premtuara nga kryeministri i tyre. Premtimi se brenda gushtit 2020 të gjithë do të kishin një çati mbi kokë, iku si vapa me gushtin.

1 vit pas tërmetit, të pastrehët qëndrojnë ende në çadra, me shpresën se do u bjerë radha të jenë në Facebook-un e kryeministrit dhe të Erionit të tij, duke marrë çelësat që u tunden me një mburravecëri të pashoqe.

Do durojnë banorët deri në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk kanë me se të mbushen ditët e fundit të pushtetit.
Një shtëpi sot, një shtëpi nesër.
Propaganda kërkon të ushqehet çdo ditë me kronika.
Shqiptarët presin prillin, kur do të shpërthejnë inagurimet e shkollave, pallateve dhe shtëpive. Tani me kursim. Nga pak. Se ashtu është puna.
Jap mbretërinë për një kalë. Jap Shqipërinë për një mandat”, shkruan Këlliçi në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga