LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapja e institucioneve shtetërore nga zyrat e akuzës/ Përfitimet e një prokurori në Tiranë

26 Nëntor 2020, 10:34, Vetingu CNA
Kapja e institucioneve shtetërore nga zyrat e akuzës/ Përfitimet

Në vitin 2013 Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla, riktheu në detyrë prokurorin Bajram Breçani.
Ky i fundit ishte shkarkuar që në vitin 2011 u rikthye në Prokurorinë e Krujës. Breçani gjithashtu ka edhe një eksperiencë si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë.

Për prokurorin Breçani, i cili karrierën e ka të shtrirë nga Elbasani në Tiranë hetimet Vetting kanë nisur që një vit më parë.
Një ndër çështjet e njohura, që ai ka pasur në duar, gjatë kohë që ka punuar në Prokurorinë e Tiranës është ajo e ekzekutimit të ish punonjësit të policisë, Arben Bilali. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, në zonën e Selitës, në Tiranë.

Nuk dihet nëse ende KLP, ka gati një raport analizë për aspektin profesional për prokurorin Breçani, ndërkohë që në aspektin e pasurisë, rezulton se burimet e të ardhurave, përvec pagave i ka dhe nga biznese ku kanë operuar fëmijët si bashkëortakë dhe jo vetëm.

Ajo çfarë bie në sy gjatë deklarimit të pasurisë së tij, është lidhja me institucionet shtetërore ku ka punësuar fëmijët, si në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave, në Hipotekën e Tiranës, apo edhe angazhimi i vajzës së tij si avokate, nga Gjykata dhe Prokuroria e Shkallës së Parë, Tiranë.

Në kohën që është rikthyer si prokuror në Krujë ai deklaron patundshmëri një shtëpi me 3 kate me sipërfaqe 145 m2 , në Tiranë me vlerë 8 000 000 lekë. Prokurori e justifikon këtë pronë, me argumentin se e ka ndërtuar në bashkëpronësi me vëllain në vitin 1996 me të ardhurat e sigurura nga shitja e apartamenteve në Bajram Curr dhe Lushnje si dhe të ardhurat e vëllait emigrant.

Gjithashtu në të njëjtin vit ai deklaron dhe një autoveturë Benz, të blerë në vitin 2010 me vlerë 9 000 euro. Këtë pronë ai thotë se e ka blerë me kredi.

Në vitin 2014, djali i prokurorit deklaron se marrë një automjet Benz, dhuratë, por nuk e thotë se nga kush dhe çfarë vlere ka.
Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Bajram Breçani.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Shtëpi me 3 kate me sip 145 m2, në Tiranë, ndërtuar në bashkëpronësi me vëllain në vitin 1996 me të ardhurat e sigurura nga shitja e ap në Bajram Curr dhe Lushnje si dhe të ardhurat e vëllait emigrant. Vlera e shtëpisë 8 000 000 lekë.
Autoveturë Benz, blerë në vitin 2010 me vlerë 9 000 euro.
Gjendje kesh në banesë, të ardhura të siguruara nga një program I USAID-it, nga viti 2001-2010, në shumën 3 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si inspector në Ministrinë e Drejtësisë, 1 002 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Drejtorinë e Patentave, 522 000 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit në një kompani private, 480 000 lekë.
Kredi për blerjen e makinës, 900 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 748 958 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit në një kompani private, 420 000 lekë.
Shpërblim nga një kompani djalit 900 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në Drejtorinë e përgjithshme të Patentave, 558 000 lekë.
Vajza Drenica Breçani bashkëortake në kompaninë Neofon, por ska deklaruar të ardhura.
Vajza Drenica Breçani, të ardhura nga puna në hipotekën e Tiranës, 610 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 043 876 lekë.
Automjet Benz, dhuratë djalit (nuk e thotë se nga kush)
Të ardhura nga puna e djalit në një kompani private, 508 824 lekë.
Shpërblim nga një kompani djalit 720 000 lekë.
Vajza Drenica Breçani bashkëortake në kompaninë Neofon, 6300 euro.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani si specialiste e jashtme IT në kompaninë Neofon, 1 080 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në Drejtorinë e përgjithshme të Patentave, 110 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në kompaninë At Consulting, 180 000 lekë.

Viti 2015
Shitur makina 2 500 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 077 130 lekë.
Gjendje llogarie 824 lekë.
Gjendja e llogarisë së vajzës Drivalda Breçani, 40 984 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në kompaninë At Consulting, 276 250 lekë.
Të ardhura të vajzës Drivalda Breçani nga zhvillimi I kursit, 328 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së vajzës Drivalda Breçani, 38 650 lekë.
Të ardhura ta vajzës Drenica Breçani nga shitja e aksioneve në kompaninë Neofon, 1 051 euro.
Gjendje e llogarisë së vajzës, Drenica Breçani, 1.32 euro.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani nga dividenti si ortake me 6 përqind të aksioneve në kompaninë Neofen, 13 479 euro.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani nga dividenti si ortake me 6 përqind të aksioneve në kompaninë Neofen, 8 100 euro.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani ng ofrimi I konsulencës juridike në komunën Pajovë, 20 000 lekë.

Viti 2016
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 105 979 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si punonjëse në një Bar, 13 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në kompaninë At Consulting, 801 590 lekë.
Gjendja e llogarisë së vajzës Drivalda Breçani, 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës Ardita Meçe në një kompani private, 337 836 lekë.
Të ardhura të djalit nga kompania Breçani, 330 000 lekë.
Të ardhura të djalit dhe shpëblime nga kompania Breçani, 410 000 lekë.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani si pedagoge në një universitet privat, 29 900 lekë.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani nga përfaqësimi në një proces gjyqësore, 1 000 euro.

Viti 2017
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror i komanduar në Tiranë 1 168 709 lekë.
Kredi 700 000 lekë. Pa shlyer 500 000 lekë.
Hua bankare, 200 000 lekë.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani nga konsulta juridike, 250 euro.
Gjendja e llogarisë së vajzës Drivalda Breçani, 46 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në kompaninë At Consulting, 867 863 lekë.
Të ardhura të vajzës Drivalda Breçani, nga një kompani turke për përfaqësimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe në gjykatë, 3 802 euro.
Të ardhura nga puna e vajzës Ardita Meçe, 300 000 lekë.
Të ardhura të djalit si kamarier në Nju Jork, 20 000 dollarë.
Gjendja e llogarisë së djalit, 6 800 dollarë.

Viti 2018
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror i komanduar në Tiranë 1 508 112 lekë.
Kredi 700 000 lekë. Pa shlyer 328 817 88 lekë.
Të ardhura të djalit si ndihmës kamarier në Nju Jork, 34 004 14 dollarë.
Të ardhura të djalit si kamarier në Nju Jork, 1 871 dollarë.
Gjendja e llogarisë së djalit, 9 054 dollarë.
Kredi e djalit në shumën 130 000 por si pasojë e mospagesës është shtuar në 249 000 lekë.
Të ardhura të vajzës Drenica Breçani,si avokate, angazhuar nga Gjykata dhe Prokurori e Tiranës, shkalla e parë, 156 000 lekë dhe 56 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Drivalda Breçani në kompaninë At Consulting, 49 523 lekë.
Të ardhura të vajzës Drivalda Breçani, nga një kompani kroate për përfaqësimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe në gjykatë, 6 816 14 euro.
Llogari bankare e vajzës Drivalda Breçani me bashkëshortin e saj, në shumën 12 058 18 dollarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga