Politikë
“Jemi turpëruar para vëllait të vogël”/ Këlliçi: 2-metroshi duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka sulmuar kryeministri Edi Rama dhe ka ngritur akuza ndaj tij për pagesën që i është premtuar personave që kanë humbur familjarët në tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Këlliçi deklaron se në Komunën e Prishtinës qytetarëve të infektuar i janë dhënë nga 50 euro, ndërsa të moshuarve të infektuar nga 100 euro.
Demokrati thotë se në Shqipëri realiteti është krej ndryshe, madje pretendon se një vit pas tërmetit, familjarëve të vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, nuk i janë dhënë akoma 16 mijë eurot e premtuara.
Sipas tij, Shqipëria është turpëruar para vëllait të vogël dhe duhet t’i kërkojë ndjesë Kosovës.
“Kur turpërohesh para vëllait të vogël
Në Prishtinë, Këshilli i Komunës, ka miratuar me votë unanime propozimin e kryebashkiakut Shpend Ahmeti, për të dhënë 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë. Në një realitet tjetër, kryebashkia jonë, nuk jep asgjë. Vetëm foto, me xixa, me drita, me ngjyra. “Rrugë, rrugë, rrugë” u bë “foto, foto, foto”.
Po nga Kosova na vjen lajmi se familjarët e vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në gërmadhat e hotelit “Tropikal” në Durrës, nuk kanë marrë ende 16 mijë eurot e premtuara nga Edi Rama, “e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë”, shprehet për Gazetën Express, Luljeta, nëna e tyre fatkeqe. “Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit. Zoti i shpërbleftë! Populli na ka ndihmu”, thotë ajo.
Ja pra, kur turpërohesh para vëllait të vogël. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Kosovës, se përfaqësohemi nga një 2-metrosh pa fjalë burri”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...