Connect with Us

I vuri flakën mjetit në Kolonjë/ Arrestohet autori 53-vjeçar

Kronika

I vuri flakën mjetit në Kolonjë/ Arrestohet autori 53-vjeçar

Publikuar

-

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar me iniciale E.C pasi në 25 nëntor ka djegur një automjet në fshatin Germenj, në Kolonjë.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Th.Th, 65, vjeç.

Sipas burimeve paraprake autori i zjarrvënies është banues në Vorë. Policia po vijon ende hetimet për ngjarjen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ U gjetën eshtra në makinën e djegur, lëvizjet e tij të fundit

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja dalin janë zbardhur zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në makinën e gjetur të djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit, brenda saj kishte dhe eshtra, një orë dhe një celular. Mes të tjerash bëhet e ditur se biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Burimet e gazetares konfirmojmë se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në Veri të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Dhunonte bashkëshorten/ Arrestohet 34-vjeçari në Has

LEXO EDHE:  Aksidentohet në punë/ Ndërron jetë 60-vjeçari, prangoset shefi i sektorit

Gazetarja Lala tha se eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin. Pekoreli ka partneren me origjinë shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë. Kjo duket se e ka lidhur atë më shumë me Shqipërinë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një shtëpi në Pogradec/ Humb jetën 42-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka i rënë në një shtëpi në fshatin Vërdovë të Pogradecit e për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçari.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, në katin e dytë të shtëpisë në të cilën jetonte i vetëm 42 vjeçari.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Një emigrat shqiptarë, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është përplasur nga një tren i linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, ndërsa sipas mediave fqinjë ai ka marrë dëmtime në në shpinë që i kanë shkaktuar dhe vdekjen.

Oficerët e policisë hekurudhore po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që mediat fqinje raportojnë se si pasojë e ngjarjes u ngadalësua trafiku hekurudhor./CNA.al

LEXO TE PLOTE