“Shteti nuk ka dhënë ndihmë në kohë pandemie”/ Nasto: Janë mbyllur 38 mijë biznese
Kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto deklaroi...
Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku konsumi është në tkurrje.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar ka ardhur vazhdimisht në ulje që nga viti 2016. Në fund të 2019-s, në vend kishte 89.3 mijë biznese të vogla, nga gati 97 mijë që u shënua niveli rekord në 2016-n, me një rënie prej 7.5%, ose rreth 7300 subjekte më pak.
Në të kundërt, bizneset më të mëdha duket se po shkojnë drejt konsolidimit dhe rritjes. Numri i subjekteve me 5-9 të punësuar është rritur me gati 18% në periudhën 2016-2019, duke arritur në 7,472.
Më e fortë ka qenë rritja e sipërmarrjeve që kanë nga 10 deri në 49 të punësuar, që në katër vitet e fundit janë shtuar me 32%, duke arritur në 5,836.
Ndonëse në rritje, vendi ka shumë pak sipërmarrje të mëdha, që kanë mbi 50 punonjës. Numri i tyre është 1,429 në fund të 2019-s, me një zgjerim prej gati 25% në katër vitet e fundit.
Në total, numri i subjekteve në vend në 2019-n ishte 4% më i ulët se në 2016-n (rreth 4,400 sipërmarrje më pak), që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e mbylljes së të vegjëlve.
Pavarësisht rritjes së të mëdhenjve, subjektet e vogla me deri në 4 të punësuar janë mbizotëruese, duke përbërë 86% të ndërmarrjeve në vend. Ato janë të rëndësishme sidomos sa i përket punësimit, ku pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar. Sipas INSTAT, në fund të 2019-s kishte 147 mijë të punësuar në këto ndërmarrje, ose gati 28% e punësimit në privat në total.
Subjektet me 5-9 të punësuar përbënin 7.2% të numrit të ndërmarrjeve në vend. Në to janë të punësuar 48 mijë punonjës, ose 9.1% e totalit.
Më e rëndësishme është pesha në punësim i sipërmarrjeve me 10-49 të punësuar, që kanë në listë pagesa rreth 115 mijë punonjës (gati 22% e totalit).
Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë 1.4% të totalit të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në vend, ndonëse këto të fundit janë të rëndësishme sa i përket qarkullimit vjetor dhe punësimit, me 220.5 të punësuar në vend, duke qenë më të rëndësishmit në vend në listëpagesat e subjekteve private.
Sipas INSTAT, Gjatë 2019, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesorë në ekonomi dhe realizuan 46,8% të shitjeve neto, 41,6% të të punësuarve gjithsej dhe 56,3% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve aktive./Monitor
Kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto deklaroi...
Alkooli dhe cigaret konsumohen më së shumti nga shtresa e me...
Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua n...
Pavarësisht se po bëhet viti nga tërmeti shkatërrues i 26 në...
Gjermania do të sigurojë 58.2 milionë euro për Shqipërinë, e...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka lënë n...
Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor...
Pasoja që Covid-19 ka sjellë në ekonomi po ndihen më shumë t...
Familjet borxhlie në Rumani dhe Shqipëri harxhojnë gati 1 të...
Më 16 nëntor Kuvendi miratoi buxhetin e shumëdiskutuar të vi...
Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në eko...
Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instit...
Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vën...
Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin ...
Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fun...
Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të E...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 23-vj...
Duket se Pandemia ka ulur vetëm kërkesën dhe ofertën për pas...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritu...
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...