Aktualitet
Foto-Me raki dhe shoqëri/ Meta “shkelës i rregullt” i masave anti Covid

Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë një “shkelës i rregullt” i masave anti Covid.
Së fundmi Meta është shfaqur në një ambient me më shumë se 10 persona, totalisht kundër masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Presidenti shafqet në një lokal në Spitallë, në Durrës duke u përqafuar me një person dhe duke konsumuar raki.
Shpesh herë, në kulmin e pandemisë Meta ka zhvilluar takime me shumë persona madje ja ka marrë këngës e valles.
Jo vetëm presidenti, por edhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shfaqur gjithmonë duke thyer rregullat kundër përhapjes së koronavirust. Madje ajo është gjobitur dy herë nga policia për mosmbajtjen e maskës./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...