LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Financimi i 2000 apartamenteve në Durrës/ Rama zbulon arsyen e vizitës së tij në Abu Dabi

26 Nëntor 2020, 10:43, Politikë CNA
Financimi i 2000 apartamenteve në Durrës/ Rama zbulon arsyen e

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen e vizitës së tij në Abu Dabi.

Përmes një video mesazhi, Rama bën me dije se do të firmoset marrëveshja ndërqeveritare për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

?Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për Shqipërinë që Duam. Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut?, thotë Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga