Kronika
E rëndë në Durrës/ I riu vetëvritet me pistoletë në banesë

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, ndërsa viktima sipas informacioneve të policisë dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri pasi nuk ka patur shenja dhune në trup.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Lajme të Rekomanduara:

Blindohet Nënë Tereza/ Dritan Dajti niset me urgjencë në spital
Dritan Dajti është nisur me urgjencë në spitalin Nënë Tereza. Nën masa të rrepta sigurie, mësohet se Dajti është dërguar në spital ndërkohë që nga...

I infektuar me Covid/ Pedagogu në gjendje të rëndë psikologjike, hidhet nga kati i shtatë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka tentuar që ti japë fund jetës duke u...