Seria A
E bujshme nga Italia/ Conte drejt largimit, ja ideja e fundit e zikaltërve

Tifozët zikaltër duket se janë lodhur nga Antonio Conte dhe do të donin që stoli i ekipit t’i besohej një trajneri të ri, i cili i do ngjyrat zikaltër. Mes mbështetësve të Inter-it duket se ekziston një vetëdije se ka pak mundësi që shkarkimi i Conte-s të çojë te marrja e një trajneri të madh.
Klubi, në fakt, duhet të paguajë 18 milionë euro në sezon për rrogat e ish-trajnerit të Chelsea-t dhe Spalletti-t (kontrata e tij skadon më 30 qershor 2021). Kjo e bën të pamundur që kontratave të mësipërme t’i shtohet edhe një tjetër e rëndësishme siç do të ishte ajo e Allegri-t.
Sipas shtypi italian, kjo situatë ka bërë që klubi milanez të drejtojë sytë nga një emër më pak i njohur në trajning. Po flasim për Walter Zenga-n, i cili nuk do të kishte probleme rroge për të realizuar ëndrrën e një jete. Alternativat janë Materazzi, Stankovic ose Cambiasso.
Lajme të Rekomanduara:

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Allegri ulet në stolin e ekipit të njohur
Massimiliano Allegri pritet të ulet në stolin e Romës teksa raportohet se tashmë është arritur marrveshje me një kontratë rreth 5 milionë euro në sezon....