Sociale
“Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba”/ Rrëfimi rrëqethës i Albert Carës, si iu shua familja nga tërmeti tragjik

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, ka rrëfyer tragjedinë e familjes së tij dhe boshllëkune madh që i ka lënë ndatja nga jeta e familjarëve të tij.
Albert Cara ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me anëtarët e familjes. Me lot më sy ai tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, ndërsa tha se tani më nuk është as baba.
“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” u shpreh për News24.
Kujtojmë që nga tërmeti tragjik Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën
Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë...

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme
E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime. Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po...