LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i Fiks Fare/ Polici rrugor qarkullon me makinë “pa letra”, kolegët “mbyllin sytë”

26 Nëntor 2020, 22:27, Denoncim CNA
Denoncimi i Fiks Fare/ Polici rrugor qarkullon me makinë “pa

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e një punonjësi të Policisë Rrugore të Dibrës, detyra e të cilit është ndëshkimi i kundravajtësve rrugorë.

Por, kësaj herë, vetë punonjësi Enver Fera, ka shkelur me të dyja ?këmbët? këto rregulla, pasi qarkullon me makinë pa letra në të gjithë qytetin e Peshkopisë. Madje, ?në hundën? edhe të kolegëve, të cilët vetëm e përshëndesin dhe nuk veprojnë për ta ndëshkuar, ndryshe nga sa ndodh me qytetarët e Dibrës.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa informacione se z.Fera qarkullon me një automjet me targa të huaja. Mjeti është një ?Golf 3?, me targa

KC NT 23 me ngjyrë të zezë. Për disa orë me radhë, gazetarët e Fiks Fare ndoqën në të gjithë qytetin e Peshkopisë këtë mjet. Në orët e para të ditës, mjeti ishte parkuar buzë rrugës, në afërsi të varrezave të qytetit, në kilometrin e parë të aksit Peshkopi-Kukës. Disa orë më vonë, drejtuesi i mjetit fillon lëvizjet, nga varrezat në drejtim të qendrës së qytetit. Ai ndalon, parakalon, madje edhe përshëndet disa të njohur.

Për rreth 10 minuta, z.Fera ecën me automjet, duke përshkuar rreth e përqark qytetin e Peshkopisë. Madje, në një moment, kalon afër disa kolegëve, të cilët nuk e ndalojnë. Gazetarët e Fiks Fare dokumentuan lëvizjet e këtij mjeti deri në afërsi të banesës së z.Fera.
Në atë ditë, polici rrugor ishte turni i dytë dhe rreth orës 14.00 lëviz sërish nga shtëpia në drejtim të Policisë së Dibrës. Kësaj herë, z.Fera kishte veshur uniformën dhe drejtohet në godinën e policisë. Sërish qarkullon në të gjithë Peshkopinë dhe në afërsi të policisë, mjetin ua lë në përdorim disa të njohurve të tij.

Gazetarët e Fiks Fare e presin në hyrjë të policisë, ndërsa pyetjes se çfarë mase jep për makina me targa të huaja thotë se ?nuk është i autorizuar të flasë?. Ai shpejton hapat dhe futet brenda godinës së policisë. Fiksi pyet Shefin e Qarkullimit Rrugor të Peshkopisë, i cili thotë se për të gjithë informacionin e kërkuar duhet një kërkesë për informacion. Ai u tha gazetarëve se, nëse mjeti qarkullon me targa të huaja e pa letra, gjobitet dhe bllokohet. Madje, edhe nëse pronari është punonjës policie. Disa ditë pas interesimit, Policia e Dirës thotë në përgjigje të kërkesës se Enver Fera ka gradën inspektor, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban.

Sipas saj, në momentin që janë plotësuar formularët për VETING, ka deklaruar se ka në përdorim një automjet me targa të huaja, ende të pa pajisur me dokumentacion. ?Policia Rrugore e Dibrës, në momentin që ka konstatuar këtë automjet në lëvizje, drejtuesi i automjetit i është nënshtruar verifikimit të dokumentacionit të mjetit, njësoj si me të gjithë drejtuesit e tjerë të automjeteve? thuhet në përgjigje. Dhe, pas konstatimit të kundravajtjes rrugore nga Fiks Fare, Policia e Dibrës thotë se ka vepruar. ?Për mangësitë e evidentuara në dokumentacion, Policia Rrugore ka marrë masën e bllokimit të mjetit si dhe ndaj punonjësit të Policisë ka nisur hetimi disiplinor, për Shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit? përfundon policia./ tch

22:30 Denoncim

Gomari si autobot

Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...

Lajmet e fundit nga