LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim/ Kur policia nuk pyet për leje nga e-Albania

26 Nëntor 2020, 22:26, Denoncim CNA
Denoncim/ Kur policia nuk pyet për leje nga e-Albania

Shtimi i rasteve me Covid-19, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të kufizojë lëvizjen nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit. Persona që do të duhet të lëvizin për arsye pune, duhet që më parë të aplikojnë në portalin e-Albania.

Jetnor Keço tregoi në emisionin ?Stop? se punon si shofer në ?Speed Taxi? dhe kur doli ky akt normativ, kompania e tij aplikoi për leje në e -Albania dhe ajo ia miratoi, që në 11 Nëntor.

?Quhem Jetnor Keço, jam punonjës i ompanisë ?Speed Taxi? shofer. Sipas rregullores që nxorri kryeministri që pas orës 22:00 do të qarkullonim për të transportuar punonjësit e ?Speed-it? me një leje të marrë nga e-Albania. Kjo është leja që kompania ka nxjerrë nga e-Albania, është në orën 16:53. Kjo leje është marrë për transportin e punonjësve të ?Speed Taxi? për t?i çuar pas orarit të punës nëpër shtëpi?, tha Keço.

Por në 13 Nëntor e kap Policia Rrugore dhe i merr lejen e drejtimit të mjetit dhe patentën dhe e çon në komision bashkë me 2 shoferë të tjerë të kompanisë, të tre me leje lëvizjeje.

?Ditën e parë e shikonte policia dhe më thoshte vazhdoni. Ditën e dytë më ndaloi tek rruga e Elbasanit dhe më tha që do të bllokohet leja e makinës dhe patenta. Kjo është gjoba që unë kam marrë në polici në orën 23:40. E mori dhe foli në radio me shefat e mëdhenj. I tha që ky person e ka lejen në rregull, vazhdo procedurën i thoshte shefi. E dëgjoja unë. Pavarësisht se isha me lejen e posaçme nga e-Albania Policia Rrugore më ndaloi lejen e drejtimit personale. Nëse policia ka probleme me të, të merret me kompaninë që ka nxjerrë lejen nga e-Albania dhe jo me mua. Unë jam shofer dhe jam punonjës. Kërkoj patentën sepse me atë patentë unë ushqej kalamajtë. Kërkoj të më jepet e drejta ime?, tha Keço.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, Jetnori iu drejtua Policisë Rrugore, ku punonjësja i thotë, se duhet të bëjë ankesë tek portali.

Specialistja: Të kanë gjobitur në kundërshtim të ?Aktit Normativ?. Unë thjesht dua të të bëj me dije, që drejtuesit e automjeteve, që janë gjobitur për këtë, duhet të aplikojnë tek e-Albania, duke qenë se nuk janë dakord me gjobën, që Komisioni, nesër që është afati i fundit ligjor, të ketë mundësi të lexojë ato, për të cilat nuk jeni dakord!  Dhe, dua të të bëj me dije, që të gjitha ankesat hidhi tek e-Albania, që kur të marri praktikën Komisioni, të ketë mundësinë, që të lexojë për çfarë ke dalë ti në rrugë. Kurse, në lidhje me gjobën, shko tek Komisariati, vazhdo! Mund ta ankimosh!

Qytetari: Po mua vetëm në lidhje me gjobën më intereson, moj motër.

Punonjësja: Po në lidhje me gjobën, po atë gjobë do ta shqyrtojë Komisioni, siç tha shefja.

Specialistja: Detyrimisht duhet t? i hedhësh të gjitha atje, të gjitha, që Komisioni të ketë mundësi të lexojë ankimimin tënd!

Gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi edhe me menaxherin e kompanisë në fjalë për këtë rast.

Gazetarja: Juve si kompani jeni interesuar për këtë rast, se zotërisë duke qenë edhe punonjës i juaj i është hequr patenta padrejtësisht?

Menaxheri: Po, ne jemi interesuar dhe po vazhdojmë të interesohemi gjatë gjithë kohës.

Gazetarja: Çfarë ju kanë thënë?

Menaxheri: Kemi fol me Policinë dhe kanë thënë, që nuk kanë mundësi, që të bllokohet përderisa e ka pas lejen, do ta marrësh patentën, do marrësh lejen e qarkullimit. Se përveç patentës, është blloku dhe leja e qarkullimit të makinave, domethënë edhe tre makina janë të mbyllura.

Gazetarja: Po e njëjta Polici Rrugore që i ka vajtur Jetnorit i kanë thënë që duhet të aplikojë direkt të ankimojë gjobën.

Menaxheri: Po tek ?e -albania? tek kategoria ?OASH?. Tek ?e-albania? e tre shoferave, tek llogaria nuk nxjerr asgjë.

Gazetarja: Keni ardhur tek policia rrugore t?ia parashtroni si problematikë se i bie që të gjobiteni ditën e nesërme?

Menaxheri: Sot do shkoj tek Policia Rrugore, që të merrem me këtë çështje! Unë tani do shkoj atje, për pak domethënë do jem atje!

Për këtë rast, gazetarja komunikon me drejtorin e Policisë Rrugore Edmond Tarkaj dhe ai thotë, se për rastin vendos komisioni.

Gazetarja: Një subjekt konkretisht ?Speed Taxi? është paraqitur me një leje që më 11 Nëntor tek e-Albania. Tani Policia Rrugore i ka vendosur gjobë një shoferi të taksisë ndërkohë që ka pasur leje që me datë 11 Nëntor, i ka hequr patentën.

Drejtori Edmond Tarkaj: Nga Komisioni i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, ai duhet të marri masën ndëshkimore, sepse polici, punonjësi e ka vënë.

Gazetarja: Punonjësi mund ta vendosë dhe gabimisht?

Drejtori Edmond Tarkaj: E vendos Komisioni atë. Ka një Komision aty tek Komisariati i Tiranës, i cili e vendos, që e kthen mbrapsht dhe e ndëshkon punonjësin e policisë për gabimin, që ka bërë. Megjithatë, m?i nis mua këto, që unë të ndërhyj nga ana ime, për ta verifikuar saktë!

Pasi ai mori të dhënat e Jetnorit problemi u zgjidh dhe iu kthye patenta.

?Edhe dy kolegët e mi që kishin këtë problem, nga interesimi i emisionit ?Stop? mori zgjidhje?, tha Keço. /tvklan.al

22:30 Denoncim

Gomari si autobot

Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...

Lajmet e fundit nga