Sport
Del përgjigjia zyrtare e autopsisë/ Maradona vdiq në gjumë nga…

Gjeniu i futbollit, Diego Armando Maradona, ndërroi jetë të mërkurën e 25 nëntor, duke pikëlluar zemrat e miliona tifozëve anë e mbanë botës. Trupi i Diegos mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Në autopsinë zyrtare të publikuar nga mediat argjentinase, raportohet se Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.
Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.
Nipi i tij, Xhoni Espozito e pa për herë të fundit, legjendën e futbollit, i cili i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ku ndërroi jetë nga ataku kardiak.
Lajme të Rekomanduara:

Skënderbeu godet në merkato, afron mesfushorin që pritet të bëjë diferencën
Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos. Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar. Lojtari që luan...

Disfata në derbi, Nevil Dede i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes
Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u...