Aktualitet
“Covid është kudo”/ Mjekja kirurge u kthehet atyre që nuk e besuan: Dilni e gëlltisni çfarë vollët

Pas më shumë se 8 muajsh që nga nisja e pandemisë Cocid-19 në Shqipëri, kirurgia Lida Shosha u është kthyer të gjithë atyre që shanë, tallën dhe mallkuan kur ajo bëri një mesazh sensibilizues për ata që nuk besonin ekzistencën e virusit.
Përmes një postimi në rrjetin social, kirurgia shkruan se virusi është i pranishëm në të gjitha familjet, diku si mik me shenja të lehta e diku tjetër si armik duke u marrë jetën njerëzve të dashur.
Mes revoltës, Shosha tha se virusi po “viziton” të parët ata rebelë që kundërshtojnë masat mbrojtëse.
“Na pret “Dimri i madh”
Kur muaj më parë bëra një status sensibilizues për mosbesuesit, tallësit, njerëzit që për hir të vërtetës ishin të shumtë, që akuzonin, talleshin, etiketonin, njollosnin e mallkonin mjekët se po shpifnin për ekzistencën e virusit, shumë syresh mu vërsulën e nuk kursyen lumenjtë e mallkimeve.
Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile. Fatkeqësisht covidi i mallkuar po troket në çdo derë diku si mik e diku si armik, po mer njerëzit e shtrenjtë, udhëtimi i tij në këtë botë akoma vazhdon, s’dihet kush do mbijetojë.
Virusi është aq i zgjuar saqë viziton të parët ata që injoruan ca masa mbrojtëse minimale, që su kushtonte asgjë. Si mjek do jap përherë kontributin tim në sensibilizimin e popullatës, për ruajtjen e shëndetit. Bëni kujdes miq. Kurba e infektimeve dhe vdekjeve po rritet nga dita në ditë… “Dimri i madh po afron.” Zoti na mbroftë të gjithve”, shkruan mjkeja kirurge./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...