Connect with Us

Covid brenda shkollave/ Rezultojnë pozitiv 2 mësues në Berat, vatër e “nxehtë” edhe fasoneritë

Aktualitet

Covid brenda shkollave/ Rezultojnë pozitiv 2 mësues në Berat, vatër e “nxehtë” edhe fasoneritë

Publikuar

-

Covid brenda shkollave/ Rezultojnë pozitiv 2 mësues në Berat, vatër e “nxehtë” edhe fasoneritë

Vijon infektimi md Covid-19 brenda institucioneve arsimore në Berat, ku çdo ditë kanë rezultuar mësues dhe nxënës pozitiv.

Edhe sot dy mësuese të shkollave 9-vjeçare në Berat kanë rezultuar “pozitive” me Covid-19. Mësueset janë në shkollat 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe “Sali Dhanaj”, ku Inspektoriati i Higjenës ka kryer mëngjesin e sotëm dezinketimim e ambjenteve brenda klasave.

Mësohet se dy mësueset, pas shfaqjes së shenjave të para të infektimit, ishin prej disa ditësh të karantinuara,në pritje të përgjigjeve të tamponëve të kryer.

Sipas mjekëve epidemiologë, gjendja shëndetësore e dy mësueseve paraqitet e mirë, ndërkohë që po kryehet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tyre të kontaktit.

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë/ Defektet në zemër, nuk e rrisin rrezikun e simptomave të rënda nga Covid-19

Infektimet kanë vijuar edhe sot në një prej fasonerive që operon në Berat. Në fasonerinë “Malotex” një tjetër punonjëse është konfirmuar sot “pozitive”. Mendohet se ajo është infektuar nga koleget e saj të punës,pasi në repartin ku punonte janë konfirmuar pozitive brenda një jave 4 punonjëse./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pikë e zezë”/ Artan Hoxha sulmon Top Channel: More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Publikuar

-

Nga

Çuçi ministër i Brendshëm/ Hoxha: Bledi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Top Channel, lidhur me programin që ka transmetuar mbrëmjen e sotme.

Hoxha është tallur me emisionin “Përputhen” ku njihen të rinjtë, pasi është publikuar një video ku dy prej konkurentëve zihen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se qytetarët janë duke pritur Top Channel që të publikojë përgjime për Ndraghetën, ndërsa televizioni ka publikuar sherrin e “Përputhen”.

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë/ Defektet në zemër, nuk e rrisin rrezikun e simptomave të rënda nga Covid-19

LEXO EDHE:  Pagesat për PPP më 2021 kapërcejnë fondet e miratuara për emergjencën e COVID

More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Mileti pret ndonjë përgjim për Ndraghetën, ata i shfaqin video-boksin e Përputhen….

Pikë e zezë, thuaj…

Meqënëse këtë javë, produksioni nuk ka sajuar dot ndonjë ndeshje boksi, do japim ritransmetim videon e boksit, të javës së kaluar.

Ububuja…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Shkon në 105 numri i viktimave në shtetin fqinj/ 69 pacientë në terapi intensive

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësorin/ 32-vjeçari me urgjencë drejt spitalit

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë/ Defektet në zemër, nuk e rrisin rrezikun e simptomave të rënda nga Covid-19

LEXO EDHE:  Pagesat për PPP më 2021 kapërcejnë fondet e miratuara për emergjencën e COVID

 

 

 

LEXO TE PLOTE