Sociale
Covid-19 nuk njeh mëshirë/ Ndërron jetë ish-ushtaraku i lartë

Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, ish- ushtaraku Petrit Myftiu.
Pas komplikacioneve më shëndetin e ti, Myftiu ka ndërruar jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar prej disa ditësh.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kapiteni Artur Meçollari.
Meçollari shkruan se Myftiu , la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të detarit, ish-drejtuesit të lartë të FLD dhe Flotës Tregëtare, komandantit të talentuar, njeriut të ditur dhe mësuesit të palodhur Petrit Myftiu.
Komandant Petrit Myftiu, la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer. Forca Detare dhe personeli i saj humben nje koleg dhe nje drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve per FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve.
Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes dhe shokëve të tij. I paharruar kujtimi dhe trashëgimia e komandantit Petrit Myftiu. Talenti, dituria, pasioni dhe urtësia e komandantit do ta ndjekin Forcën Detare në historinë e saj.
Kapiten i rangut të parë (L) Artur Meçollari
Ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare”, shkruan Meçollari./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Rikthim në auditore, apo online?/ Merret vendimi për universitetet
Është mbledhur pasditen e sotme Komiteti Teknik Ekspertëve, për t’iu njohur me masat e reja, dhe vendimin për universitetet. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira...

“Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi
Shtatë nxënës të një gjimnazi në Memaliaj janë infektuar me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka...