Connect with Us

Cilat janë grupet e gjakut më rezistentë ndaj Covid-19

Shëndeti

Cilat janë grupet e gjakut më rezistentë ndaj Covid-19

Publikuar

-

Sipas një studimi të ri shkencor kanadez, grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus.

Në bazë të të dhënave të studimit të fundit, njerëzit me grupin e gjakut O kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Gjithashtu, personat me një grup gjaku negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë një rrezik 21% më të ulët të infektimit me koronavirus sesa ata me një grup gjaku pozitiv.

Gjithashtu, njerëzit me grupin e gjakut O kanë 13% dhe 19% më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda Covid-19 ose të vdesin nga Covid-19. Prandaj, personat me grup gjaku negativ O- janë më pak të rrezikuar se çdo grup gjaku tjetër.

Sipas studimit rreziku i infektimit nga SARS-CoV-2 është 15% më i lartë për grupin AB se sa për grupin A dhe 5% më i ulët për grupin O sesa për grupin A. Personat me grupin B kanë një rrezik 21% më të lartë të infektohen me Covid-19 sesa ata me grupin A.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Joel Ray i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Torontos dhe Spitalit St. Michael, analizuan testet e gjakut të 225,556 personave me një moshë mesatare 54.

44% prej tyre kishin grupin O, 36% grupin A, 15% B dhe 5% AB.

Zbulimi i studimit kanadez është në përputhje me ato të një gruaje më të vjetër kineze, e cila ishte e para që zbuloi se jo të gjitha grupet e gjakut kanë të njëjtin rrezik të infektimit me koronavirus.

LEXO EDHE:  Origjina e Covid-19/ Ekipi i OBSH-së në Wuhan fillon punën në terren

Një studim kinez, i cili mori në studim 2,173 pacientë me Covid-19 në tre spitale në Wuhan dhe zonën përreth Hubei zbuloi se shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 ishte më e lartë në grupin e gjakut A (41% të të gjitha viktimave), ndërsa përqindja e njerëzve me të njëjtin grup gjaku në popullatën Wuhan ishte 34%. Nga ana tjetër, shkalla e vdekshmërisë së njerëzve me Covid-19 me grupin O ishte më e ulët (25%) krahasuar me përqindjen e grupit O- në popullatën e përgjithshme (32%).

Çdo person i përket një prej tetë grupeve të gjakut. Këto grupe janë nënkategori të katër grupeve kryesore të sistemit ABO (A, B, AB ose O). Sipas sistemit rhesus (Rh) këto katër grupe ndahen në Rh pozitiv (+) ose Rh negativ (-), duke krijuar tetë lloje ose grupe themelore të gjakut: O-, O +, B-, B +, A-, A +, AB- ose AB +.

Sistemi Rhesus u zbulua në vitin 1939 dhe bazohet në praninë e antigjeneve , kryesisht të antigjenit D. Antigjenet janë molekula që lidhen me një antitrup. Një person mund ose nuk mund të ketë faktor Rh (antigjen D) në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut, kështu që ata klasifikohen si rezus pozitiv (Rh +) ose negativ (Rh-).

Jo të gjitha grupet e gjakut janë në përputhje me njëri-tjetrin. Kjo është për shkak të antitrupave të ndryshëm që çdo person ka në varësi të grupit të gjakut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Publikuar

-

Nga

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 qytetar, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

LEXO EDHE:  Masa të reja në mbarë botën pas variantit të ri të koronavirusit

LEXO EDHE:  Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Origjina e Covid-19/ Ekipi i OBSH-së në Wuhan fillon punën në terren
LEXO EDHE:  Apeli i fortë i mjekut/ Edhe ne pensionistët jemi gati për betejën me koronavirusit

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

Publikuar

-

Nga

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

“Aktualisht nuk kemi të dhëna, se është e nevojshme përshtatja e vaksinës sonë me variantet e virusit në qarkullim”, tha drejtuesi i bordit të BioNTech, Ugur Sahin në takimin kryesor virtual të sipërmarrjes bioteknologjike.

Vaksina e tretë mund të ndihmojë

BioNTech po punon për procedura më pak të ngurta në sektorët e teknlogjisë, prodhimit dhe marrjes së lejeve, kjo për të qenë gati dhe për të reaguar shpejt, nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë për vaksinimin e mëparshëm apo një përshtatje me një degëzim të ri të virusit.

BioNTech e analizon aktualisht efektshmërinë e vaksinës edhe kundër varianteve të reja, tha themeluesi i BioNTech, Sahin. Dija për mutacionet e reja të virusit po rritet dita-ditës, shtoi shpikësi i vaksinës. Ajo që vihet re është se imuniteti i të vaksinuarve me kohë dobësohet dhe nga ana tjetër krijohen variante të reja.

“Unë pres që një vaksinë e tretë për rigjenerimin e imunitetit mund të ketë një rëndësi të madhe”, shpjegoi kreu i BioNTech. “Por ne ende nuk e dimë, kur dhe sa shpesh do të jetë i nevojshëm një vaksinim i ri.”

RKI: Infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndëSipas Sahin sipërmarrja bioteknologjike e Mainzit dhe partneri Pfizer në këtë vit planifikojnë një kapacitet prodhimi prej 3 miliardë dozash vaksine- vitin e ardhshëm prodhimi do të rritet. Të paktën 50% të prodhimit BioNTech kërkon ta ofrojë vetë.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

LEXO EDHE:  “60 te vdekur çdo ditë”/ Ambasadori apel komunitetit shqiptar në Kinë: Merrni vendime të pjekura

Se sa shpejt përhapet varianti Delta i virusit i zbuluar në Indi, këtë e tregon edhe landi gjerman, Hesen. “Kemi shenja të qarta, që Delta në Hesen dominon në më shumë se 20% të rasteve”, u shpreh ministri i Shëndetësisë së landit, Kai Klose. Prandaj ka shumë rëndësi vaksinimi sa më i shpejtë, theksoi politikani i gjelbër.

Sipas Institutit Robert Koch, RKI infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë të Covidit. Sipas RKI në Gjermani mund të rriten infektime në të ardhmen, sepse varianti Delta është më infektues.

Në Britaninë e Madhe ky variant i virusit është bërë mbizotërues në shifrat e infektimeve brenda pak javësh dhe po i shton ato, megjithë suksesin e Britanisë së Madhe në fushatën e vaksinimit. Lisbona, kryeqyteti portugez u mbyll dy ditë në fundjavë për shkak të rritjes së infektimeve. Në Moskë është shënuar një rekord i ri infektimesh me variantin e ri./ DW

LEXO TE PLOTE