Kronika
Braktisi vëllain e mitur për të përfituar azil në vendet e BE-së/ E pëson keq 24 vjeçarja në Tiranë

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.
Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.
Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...