Connect with Us

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Ekonomi

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Publikuar

-

Vrau shokun me armë gjahu/ Arrestohet 18 vjeçari, zbulohen veprat penale që akuzohet

Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u ndaluan shtetasit me inicialet të shpallur në kërkim: A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëtanë bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta adoleshentin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Fiskalizimi/ Denaj: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Berat, Stavri Ceca zhvilloi një takim me përfaqësues të enteve publike ku u shpreh se, ka ardhur koha që të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar.

“Ka ardhur koha që ne të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar. Çka do të thotë që, ne nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene dhe kjo lidhet sa me avancimin në teknologji, aq edhe me nismat që ka marrë qeveria shqiptare vitin e kaluar që, biznesi me një qarkullim deri në 14 milionë lekë tatim fitimin e ka zero dhe është rritur pragu i TVSH-së nga 2 në 10 milionë lekë. Çka e bën që 2/3 e bizneseve në të gjithë vendin të punojnë të qetë në aktivitetin e tyre”, u shpreh Denaj.

Ceca shtoi se, në qytetin e Beratit janë 77 ente publike, të cilat do veprojnë me fiskalizimin.

“Dua t’ju informoj se ne kemi këtu 77 ente publike, të cilat do veprojnë me fiskalizimin dhe në fazën e parë kemi gati 242 subjekte, ku këto subjekte janë trajnuar 100%. Ne kemi zhvilluar rreth 13 trajnime. Drejtoria Tatimore Beratit i ka asistuar edhe drejtorët për kalimin e faturës elektronike. Fillimisht kanë qenë hapat e parë, me pak vështirësi, por gjithsesi nga trajnimet që kemi bërë me drejtorët, me titullarët, me shefat e financës kjo situatë e ka kaluar”, bëri me dije drejtori i tatimeve, Berat.

Që prej 1 janarit ka një detyrim ligjor për të mos pranuar fatura, të cilat nuk janë të fiskalizuara.

LEXO EDHE:  Ngjela paralajmëron goditje në nivele të larta/ Zbulon kush do jenë të prangosurit e radhës

LEXO EDHE:  Garat e paligjshme/ Policia konfiskon 9 motorçikleta

“Objektivi ka qenë që ne të fillonim nga një marrëdhënie ku entet publike janë të parat, përpara se të fillonim total marrëdhëniet me biznesin”, nënvizoi Denaj.

Janë 3 faza, faza e parë, bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike fiskalizohen dhe në vijim bashkë me certifikatën elektronike mundësojmë lëshimin e faturës elektronike. Faza e dytë fillon në 1 korrik dhe është marrëdhënie e bizneseve me njëri-tjetrin, por për ato transaksione që kalojnë nëpërmjet llogarive bankare dhe faza e tretë, në 1 shtator marrëdhëniet me para në dorë, ato që në fund kompletojnë të gjithë procesin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Skema nga bilancet/ Si futen paratë informale në ndërtim

Publikuar

-

Nga

Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e raportuar kjo dhe në rritjen e fortë të sipërfaqes së banesave të dhëna për leje ndërtimi.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të dhëna për banesa në Tiranë, në 2019-n arriti në mbi 1 milionë metra katror, me rritje gati 49% me bazë vjetore dhe duke shënuar nivelin më të lartë që nga 2005-a, kur uria për të ndërtuar në kryeqytet ishte shumë e lartë (shih grafikun e lejeve të ndërtimit).

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky bum i ndërtimeve nuk po financohet me kredi bankare. Huaja e re për sektorin e ndërtimit ka ardhur në rënie që prej vitit 2017. Në 2019-n, kredia e re e dhënë për ndërtimin (11 mujori) ishte rreth 24% më e ulët se në 2017-n, sipas të dhënave zyrtare dhe në të njëjtat nivele ishte dhe për 11 mujorin 2020. (shih grafikun Kredia e re për ndërtimin, 11 mujori).

Nga lista e kompanive që kanë marrë leje ndërtimi vitet e fundit rezultojnë subjekte që kanë pasur të ardhura minimale, apo kanë qenë të fjetura prej shumë vitesh. Monitor ka analizuar bilancet e njërës prej tyre për të kuptuar se si arrijnë të ndërtojnë firmat që nuk kanë burime financiare (të dhënat janë reale dhe janë konvertuar në euro) dhe që nuk po financohen nga bankat.

Kompania X ka marrë një leje ndërtimi në vitin 2017. Këtë vit, subjekti kishte dorëzuar vetëm bilancin e 2016-s. Nga bilanci zyrtar rezulton se të ardhurat e saj ishin vetëm 54 mijë euro, që janë të pamjaftueshme për të blerë një apartament dhe jo më për të filluar ndërtimin e një pallati. Kompania kishte një humbje minimale prej rreth 3 mijë eurosh. Po në vitin 2016, kompania kishte asete gjithsej prej 58 mijë eurosh, nga të cilat 35 mijë euro ishin para në bankë ose arkë. Në kahun tjetër, subjekti kishte detyrime prej 50 mijë eurosh ndaj të tretëve, ndërsa nuk kishte kredi në banka.

Në vitin 2017, kompania fillon ndërtimin. Nga bilanci i 2017-s rezulton se dy janë format kryesore se si ajo i ka justifikuar punimet edhe pse fillimisht nuk zotëronte asnjë burim financiar:

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje të reja/ Identifikohet i plagosuri, niset me urgjencë drejt Traumës

-Së pari, përmes detyrimeve që ajo u ka furnitorëve, që merr mallrat, që nënkupton që kompania ka marrë materiale ndërtimi dhe nuk i ka paguar të tretët.

-Së dyti, përmes parapagimeve nga klientët për shitjen e apartamenteve.

Në vitin e parë të ndërtimit, kompania ka raportuar të ardhura prej 354 mijë eurosh, ose gati 7 herë më të larta se në 2016-n.

Të njëjtën skemë, kompania ka përdorur edhe në 2018-n, Furnitorët pothuajse janë dyfishuar në 650 mijë euro, ndërsa ka vijuar marrja e parapagimeve nga klientët. Subjekti ka vijuar që të mos ketë asnjë mbështetje financiare nga bankat.

Si rrjedhojë, nga një kompani me të ardhura minimale në 2016-n, në fund të vitit 2018 subjekti X raportoi dhjetëfishim të të ardhurave në krahasim me 2016-n (nga 54 mijë euro në 573 mijë euro), ndërsa filloi të rezultojë me fitime para taksave prej rreth 51.5 mijë euro.

Një tjetër kompani Y kishte të ardhura përkatësisht 30-36 mijë euro në 2016-2017, ndërsa kishte asete minimale. Në 2018-n kompania fillon ndërtimin e një pallati në kryeqytet. Po atë vit, të ardhurat rriten me shpejtësi, me 21 herë, në gati 800 mijë euro. Ashtu si në rastin e kompanisë X, edhe subjekti Y raporton rritje të zërit të “Arkëtime në avance për porosi” dhe “Të pagueshme për aktivitetin e shfrytëzimit”.

Një raport i mëparshëm i “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) gjeti se rreth 60% e firmave të ndërtimit, që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet, nuk i justifikojnë burimet e tyre financiare. Sipas raportit, nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate midis 2017 dhe 2019, 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do t’u mundësonin të bënin një investim të tillë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sektori i ndërtimit i paprekur nga kriza ekonomike/ Pritet të zgjerohet si aktivitet në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit i paprekur nga kriza ekonomike/ Pritet të zgjerohet si aktivitet në vitin 2021

Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi ekonominë e Shqipërisë, sektori i ndërtimit ishte një ndër ata që nuk u prek nga kriza. Tirana tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi dhe aktiviteti i ndërtuesve pritet të jetë i garantuar edhe për disa vite të tjera.

Në 2020-n, ndërtimi u tkurr me 11.6% me bazë vjetore në tremujorin e parë, i ndikuar më shumë nga tërmeti. Më pas, sektori e mori veten, duke u zgjeruar me 2.8% në tremujorin e dytë dhe gati 17% në të tretin, duke u bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike për këtë periudhë.

Aktiviteti i sektorit të ndërtimit pritet të zgjerohet edhe më shumë për vitin 2021. Parashikimet e ndërtuesve janë optimiste. Hajredin Fratari, ndërtues, shpjegon se vazhdimi i punimeve për projektet e nisura garanton punë për disa vite rresht për kompanitë.

“Në Tiranë janë hapur shumë kantiere ndërtimi për zona rezidenciale. Në shumicën prej tyre ka përfunduar faza e parë e punimeve, që përbën 20% të totalit të volumit të projektit. Pra llogaria është shumë e thjeshtë. Përfundimi i punimeve do të kërkojë edhe 2-3 vite kohë. Po ashtu në Tirana janë të shumta kullat (ndërtime shumëkatëshe) që kanë nisur dhe pritet të përfundojnë. Nga realizmi i këtyre projekteve aktiviteti i sektorit pritet të rritet edhe për këtë vit”, pohon Fratari.

Ndërtuesit presin që sektori të marrë hov dhe nga rindërtimi, planet e të cilit u shtynë për këtë vit për shkak të pandemisë, por dhe projektet infastrukturore në këtë vit zgjedhor.

Prodhimi i mobilieve do të rritet 20%

Prodhimi i mobilieve ishte nga të paktët që më 2020, përgjithësisht nuk u prek nga pandemia. Pas përfundimit të karantinës, me hapjen e ekonomisë, operatorët kryesorë të tregut pohuan se kërkesa për mobilie vërshoi dhe sektori arriti të rikuperonte menjëherë humbjet nga izolimi i COVID-19. Ilir Linza, administrator i FPM (Fabrika e Prodhimit të Mobilieve), thotë për “Monitor” se shitjet e gjithë sektorit pritet të zgjerohen edhe për këtë vit.

Ecuria e sektorit në tërësi të mobilieve për 2021 pritet të jetë pozitive dhe operatorët e tregut parashikojnë një rritje mesatare prej rreth 20%. Arsyeja është rritja e kërkesës në tregun vendas dhe eksportin e mobilieve, e cila do të vazhdojë të zgjerohet edhe për këtë vit”. Shitjet e kompanisë për 2020, pavarësisht krizës së COVID-19, ishin 10% më shumë se në 2019. Arsyet për rritjen e xhiros, sipas përfaqësuesit të FPM, ishin hapja e dyqanit të katërt në Shkodër (në vitin 2019, kompania kishte 3 dyqane, në Vlorë, Elbasan dhe Tiranë) dhe shtimi i klientëve që kryejnë blerje të rregullta.

Edhe për kompaninë “Trin mobileri”, parashikimet për shitjet në 2021 janë optimiste. Vjet në pandemi, shitjet ishin 10% më tepër se në 2019 edhe për këtë sipërmarrje. “Arsyet e rritjes janë zgjerimi i sektorit të ndërtimit, ndërsa individët me të ardhura mesatare dhe të larta nuk i anuluan kërkesat e planifikuara për mobilim shtëpie apo ambiente shërbimesh për biznes. Shitjet në treg të kompanisë janë të ndara: 90% nga prodhimi dhe 10% nga importi”, siç shpjegoi më herët për “Monitor”, inxhinieri i kompanisë, Dritan Cacaj.

Edhe kompanitë e tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe të pllakave ishin ndër të paktët operatorë që në 2020-n përjetuan periudhën e artë të shitjeve. Kompanitë kryesore në Shqipëri “Delta” dhe “Brunes”, deri në fund të tetorit, raportuan rritje të kërkesës krahasuar me 2019-n.

Zgjerimi i hidrosanitareve arriti deri 30% më shumë se në 2019-n, siç ishte rasti i operatorit “Billa”, ndërsa shitja e pllakave mbeti e pandryshuar. Qasja e kësaj kompanie është e lartë për 2021, me rritje rreth 22% krahasuar me vitin e kaluar. Shitjet e sektorit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave në 2020-n u forcuan nga konsumatori familjar, i cili nuk i ndërpreu shpenzimet për pajisje në raste dëmtimesh apo rinovimi.

LEXO EDHE:  Pengmarrja misterioze e të riut në Elbasan/ Artan Hoxha zbardh skemën e ngjarjes

LEXO EDHE:  Pse vonoi arrestimi i Rexhep Rrajës/ Deputeti zbardh prapaskenat

Për kompani të tjera, si “Sinani”, që tregton produkte në zonat rurale, kërkesa ra 30% krahasuar me 2019, për shkak të moskthimit të emigrantëve në Shqipëri nga bllokimi i lëvizjeve me jashtë (kjo tendencë në 2020, u shfaq më tepër në rrethe dhe zonat rurale). Vazhdimi i investimeve në hotele e nxiti kërkesën për pajisjet hidrosanitare dhe pllaka rreth 17% në pandemi. Ndërsa kleringu mbeti forma kryesore e blerjeve për 80% të ndërtuesve.

Vit i mirë për sektorin e tullave, zgjerohen kapacitetet prodhuese

Ndërtimi ishte i vetmi që nuk i ndjeu efektet e pandemisë në nivelet që vuajtën sektorët e tjerë të ekonomisë. Përkundrazi, kantieret vijuan të ishin aktivë edhe në muajt e kufizimeve. Situata ka ndikuar pozitivisht tek industritë e lidhura me të, siç është edhe ai i prodhimit të tullave. Ilda Baraj, nga kompania “KID-ALB”, pohon se njëfarë efekti e ka pasur edhe procesi i rindërtimit, por ai më shumë u ndie në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, kur edhe pati një aktizivim të projekteve. Efekti më dominues pritet këtë vit. Por si ka qenë prodhimi dhe kërkesa për sektorin e tullave?

“Sa i takon prodhimit, kemi qenë në kapacitet 100% gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë shpërthimit të pandemisë, në muajt e parë, pavarësisht se ishte e vështirë, arritëm të merrnim leje dhe të mbanim prodhimin me tre turne, duke respektuar masat e kërkuara.

Sa i takon pjesës financiare, fillimi i vitit 2020 ishte pak i ngadaltë, ndërkohë që, shitjet në kohën e pandemisë dhe kufizimeve pësuan një rënie me 31.5%. Kërkesa u rimëkëmb më vonë, por diferenca mes vitit 2019 dhe atij 2020 është 15% ulje. U vu re rritje e shitjeve për disa artikuj me 15-20% nga muaji qershor kur u hoqën kufizimet, e cila vazhdon edhe sot. Për ta ilustruar mund të them se në 6-mujorin e parë, ne shisnim 65% të prodhimit, sot shesim 110% të prodhimit ditor. Për ne si kompani, 2020-a mund të cilësohet një vit i suksesshëm por ka pasur edhe problematikat e tij.

Nuk duhet të harrohet rritja progresive e çmimeve që kanë shënuar lëndët bazë, sidomos energjia dhe koksi, pasi argjilën e kemi tonën. Këto kanë sjellë edhe rritje të kostos së prodhimit për njësi. Ne e kemi ngritur si shqetësim edhe pranë shoqatave të biznesit, që të shihet hapësira për të bërë ndërhyrje në disa elemente, në mënyrë që produkti final të dalë me çmim konkurrues. Dy projektligje të diskutuara lidhen me akcizën, por ende nuk ka diçka të finalizuar” – pohon Baraj.

Lidhur me 2021, ajo nënvizon se parashikohet të jetë një vit i mirë, pasi në funksion pritet të hyjë edhe një fabrikë e re me kapacitet prodhues të konsiderueshëm dhe teknologji moderne, duke iu përgjigjur kërkesës që aktualisht kalon prodhimit ditor.

“Sa i takon vitit 2021, ne parashikojmë rritje si nga ana e vëllimit në prodhim, ashtu edhe në shitje. Kemi një rritje të lehtë të çmimit për njësi, si efekt i energjisë dhe koksit. Aktualisht po shesim më shumë se prodhimi ditor. Duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimeve në vend, kemi investuar në një fabrikë të re, që hyn në prodhim së shpejti.

Gjithçka ka përfunduar dhe mbeten pak gjëra për ta vënë në funksion të plotë e për të dalë në prodhim. Është me një linjë moderne dhe teknologji që edhe në Ballkan nuk haset, ku linja e prodhimit do të bëhet me robotë” – shprehet Baraj./Monitor

LEXO TE PLOTE