LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha viziton Thumanën dhe i zotohet banorëve/ Do bëjmë gjithçka t'i japin fund katastrofës

26 Nëntor 2020, 12:21, Politikë CNA
Basha viziton Thumanën dhe i zotohet banorëve/ Do bëjmë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot familjen e Bujar Çukes në Thumanë një vit pas tërmetit shkatërrimtar. Familja e Bujar Cukes ka jetuar në një nga pallatet e Thumanës që u shembën nga tërmeti i vitit të kaluar.

Aktualisht Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë, pas vdekjes së nënës dhe fjalit. Ata jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos.

Vajza e mbijetuar Megi ka vetëm një apel: Drejtësi për vëllain dhe mamanë që vdiqën në pallatet e Thumanës.

Kryetari Lulzim Basha ngushëlloi të gjithë familjet që humbën të dashurit e tyre më tërmetin e 26 nëntorit dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që t?i jepet fund kësaj katastrofe dhe njerëzit e dëmtuar të marrin zgjidhje. ?

??Jam këtu për t?i dhënë forcë dhe për t?i shprehur ngushëllimet Bujarit dhe Megit për humbjen e të dashurit të tyre, nënës dhe të vëllait, bashkëshortes dhe të djalit. Sikundër për t?i shprehur të gjithë ngushëllimet e mia dhe për t?i dhënë forcë gjithë shqiptarëve, që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit, sot një vit më parë.

Jam i vetëdijshëm sepse vazhdimisht kam qenë në zonat e goditura nga tërmeti për vuajtjet, dhimbjet, në radhë të parë të atyre që humbën të dashurit e tyre, por edhe të qindra mijëra familjeve të tjera që iu shkatërrua pasuria e një jete, shtëpitë, banesat e tyre, vuajtjet të cilat për fat të keq vazhdojnë edhe sot që flasim, ku shumica dërrmuese e familjeve vazhdojnë të jenë në kushte shumë të vështira. Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t?i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim.

Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe. E di që kjo është një ditë shumë e trishtë për mijëra familje shqiptare, e di që e sotmja i gjen me një situatë të pandryshuar për disa muaj që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit. Kam qenë pranë tyre, i kam vizituar pranë rrënojave të shtëpive të tyre, brenda çadrave ku kanë kaluar dimrin e kaluar, verën dhe përsëri vjeshtën dhe dimrin që po vjen. Dua t?ju them që e ndiej dhimbjen tuaj, ndiej revoltën tuaj.

Do bëj gjithçka që mos t?ju zhgënjej dhe t?i japim fund një politike të fjalëve, të premtimeve të pambajtura dhe të keqpërdorimit të fatkeqësisë. Dhe do bëhemi të gjithë bashkë që ju të merrni atë që meritoni dhe që vendi të ketë një qeveri të përgjegjshme, e cila ndjen dhimbjen me ju dhe bën gjithçka për ta lehtësuar këtë dhimbje përmes veprave dhe jo fjalëve boshe.?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga