Politikë
Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mohuar sonte në “Syri Tv” vilat që posedon, ndonëse CNA.al, i ka publikuar vazhdimisht me fakte dhe prova.
Përballë gazetarëve, Basha u pyet, si qëndron e vëerteta e tre vilave? Por Basha u justifikua duke thënë se ka hyrë i pasur në poltikë dhe çdo pasuri e tij është e deklaruar.
“Jo nuk kam tre, kam katër, pesë, gjashtë! Nga dita që kam hyrë në politikë, çdo pronë e imja është transparente. Çdo qindarkë e imja është e deklaruar. Kundërshtarët e kanë përdorur me cinizmë dhe ligësi.
Unë nuk kam hyrë si njeri i varfër në politikë, ama edhe ato që posedoj i kam vënë në mënyrë transparente, me dokumente të institucioneve ndërkombëtare ku kam punuar dhe të vendeve ku ka punuar ime shoqe.
Me këto i kemi lejuar vetes një stil jete shumë të mirë. E gjithë pjesa tjetër janë gënjeshtra të pastra, haptas fare.
Nuk kam asnjë vilë nga ato që thonë. Janë të gjitha genjeshtra.
Aty ku jetoj jam me qira, dhe kontratën e qiras e ka Edi Rama tek Tatimet, por nuk preferon ta bëjë publike.”/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...