Politikë
“Basha i vetmi që u zgjua me 2 vila pas tërmetit”/ Balla: Nuk ka turp, bën politikë me vdekjen

Një vit pas tërmetit tragjik, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nu u kursye me akuzat ndaj opozitës nga foltorja e Kuvendit.
Balla tha mes të tjerash se sot duket e paimagjinueshme se si u sistemuan mijëra familje në hotele e çadra në kohë rekord, ndërkohë që kishin humbur të afrimit dhe shtëpitë e tyre.
Mirëpo, sipas Ballës të vetmit që nuk u solidarizuan me këtë tragjedi ishte opozita jashtë Parlamentit. Akuzat e Lulzim Bashës numri dy i socialistëve i cilësoi si lot krokodili, ndërsa tha se bën politikë me vdekjet.
“Për vetëm tre muaj pas tërmetit fillo tmerri në luftën me virusin e rrezikshëm. 26 nëntori 2019 la pas 51 të vdekur thuajse 1 mijë të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që humbin gjithçka kishin, çatinë mbi krye.
I pari që mbërriti në Durrës ishte kryeministri Edi Rama dhe filloi misioni i kërkim shpëtimin në rrënoja. Mirënjohje të thellë për solidaritetin e fqinjëve. Tashmë që kemi gjithë mundësinë të hedhim sytë pas dhe të shohim më me shumë qetësi, duket ende e pamundur si u arriti tu jepet strehë dhe ushqim në një kohë rekord atyre familjeve.
Duket e paimagjinueshme si u sistemuan në hotele në kushte optimale. Se si mijëra të tjerë u sistemuan në kohë rekord në shtëpi me qira dhe çadra dimërore. Ne i thamë çdo familje e çdo shqiptari të prekur nga tërmeti, ti nuk do të jesh kurrë vetëm. Kurrë më parë Shqipëria nuk ishte gjendur e përballur në një situatë të tillë. Do ti mbajmë mend gjatë ato ditë, ku shqiptarët u bënë bashkë me njëri-tjetrin. Ishte një moment i vençantë solidaritet edhe pse ndonjë hienë në krahun tjetër të politikës nuk e zgjati solidaritetin. Politikanë të pashpresë, njerëz të trembur deri në palcë nga efektet e reformës në drejtësi. Të gatshëm të përdorim një fatkeqësi natyrore si korona virusi për të shpërndarë panik dhe ankth.
Përgjatë këtij një viti në Shqipëri është zhvilluar edhe një betejë me panikun që tentuan të përhapin kandrat e opozitës rrugore. Lulzim Basha i vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy vila, flet me lot krokodili se gjoja qeveria i ka lënë në harresë. Lulzim Basha nuk paska as pikë turpi dhe as moral qoftë me tërmetin dhe pandeminë të bësh politikë me vdekjen është një turp”, tha Balla./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...