LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha “i tërheq veshin” qeverisë/ Rindërtimi është larg nga përmbushja

26 Nëntor 2020, 16:50, Politikë CNA
Basha “i tërheq veshin” qeverisë/ Rindërtimi

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Thumanë pranë familjeve të prekura.

Basha deklaron se është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë.

Sipas tij, puna për rindërtimin është larg nga përmbushja, ndërsa donacionet dhe ndihma ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti.

?Sot vizitova familjen e Bujar Çukës në Thumanë që humbi bashkëshorten dhe djalin në tragjedinë e 26 nëntorit. Isha pranë tyre për t?ju dhënë forcë dhe shprehur ngushëllimet në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Bujari dhe vajza e tij Megi nuk kanë parë të bëhet drejtësi për përgjegjësit e asaj katastrofe ku ata humbën dy njerëzit e tyre të shtrenjtë, Fatmirën dhe Sardin. Është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë. Kemi dëgjuar kaq shumë premtime dhe kaq pak rezultate.

Si gjatë gjithë kësaj kohe edhe sot u takova me familje që për fat të keq pritet ta kalojnë dhe dimrin e dytë në çadra. Puna për rindërtimin është larg nga përmbushja. Vetëm një pjesë e donacioneve dhe ndihmës ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti. Ku janë paratë e donatorëve? Ku janë premtimet?

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Familjet shqiptare meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit. Ne do ta bëjmë këtë qeveri dhe do t?i sjellim shpresë Shqipërisë?, shkruan kreu i PD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga