LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i jep merita vetes/ Më shumë kontenierë kam çuar unë tek banorët e prekur nga tërmeti se sa qeveria

26 Nëntor 2020, 20:19, Politikë CNA
Basha i jep merita vetes/ Më shumë kontenierë kam çuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur për situatën e banorëve një vit pas tërmetit, është shprehur se janë rreth 2300 banorë që sot flejnë endë në çadra.

Sipas tij, qeveria së paku duhet të kishte paisur çdo familje me kontenier, dhe mos i linte në mes të dimrit dhe pandemisë pa asnjë kusht.

?Janë 2300 banorë në çadra, sipas statistikave zyrtare. Unë flas me fakte. Janë dhjetë mijë kontenierë që duhen blerë.

Të paktën të mos qëndrojnë ne mes të ftohtit. Ka konternerë me depozitë uji, me ngrohje dhe ftohje.

Janë ofruar njerëz për ti prodhuar.

Më shumë kontenierë ka çuar opozita në zonën e Bubqit me njerëzit e saj se sa qeveria.

Kemi thënë 100 herë, shtëpijave në zonat rurale jepi kesh. Sot këto shtëpi do ishin të rindëruara.

Ata skanë ujë për të pirë, jo për të larë duart dhe për tu mbrojtur nga infeksioni?, theksoi Basha ne Syri tv./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga