Connect with Us

Avokatia e Blushit ndaj inceneratorëve/ Malltezi tregon dështimin: Merr mbi vete glasat dhe bajgat e atyre që vjedhin

Politikë

Avokatia e Blushit ndaj inceneratorëve/ Malltezi tregon dështimin: Merr mbi vete glasat dhe bajgat e atyre që vjedhin

Publikuar

-

Mediat e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit/ Gabim që ju dha titull Surroit

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka “shpërthyer” ndaj medias së drejtura nga Ben Blushi.

Sipas Malltezit, kjo media është kthyer në avoaktin e aferës së inceneratorëve. Ai thekson se disa portale që paguhen nga Digitalb nuk publikojnë reagimet e që Malltezi ndaj avokatisë që Blushi dhe gazetarët e tij i bëjnë inceneratorëve.

Malltëzi thekson se edhe pse Blushi dhe gazetari i tij Endrit Habilaj bënë “sponsored” në Facebook, kronikën e tyre, nuk arritën dot të marrin as gjysmen apo 1/3 e like-ve të reagimeve të Malltëzit pa bere fare “sponsored”.

“430 milione euro po vjedhin me inceneratoret. Ka para shume per te blere gjithe pseudomediat. por te besh reklamen e Rames, Blushit, tualetit, apo seksereve te tyre Mertiri/Zoto etj. merr mbi vete glasat dhe bajgat e tyre qe po vjedhin qindra miliona. Media qe boton Blushin dhe hajdutet e tjere pastaj jane vec ca pisanjose nuk nuk kane problem bajgat e tualeterve mjafton qe te marrin ca pagesa.

Para 1 jave mender portale kishin mashtrimet e trasha te Blushit dhe zarit te tij Habilaj me top story qe u kthye ne avokatin e plehrave, por asnje nga ato portale nuk guxoi te shfaqte fact-chek qe i bera me 8 slide ku tregohen qarte mashtrimet e Blushit/Habilajt. Pardje Blushi qe don te vjedhe i qete parate publike te kinse plehrave sajoi tjeter gje me tualetin dhe disa portale militante e botuan per te heq vemendjen e inceneratoreve. Prape i bera nje pergjigje me 7 pika per blushin dhe tualetin, keta nuk u ndien por prape mender portalet qe paguhen nga digitalb apo komentatore qe paguhen per te qene tek Topi nuk guxuan as kesaj rradhe te vendosin reagimin tim nderkohe qe kishin vendos sajesen e top-plehres. A nuk jane keta portale ne nivelin e fundit tek kjo shkallarja? Te mbushur me bajga? Gjynah.

Nderkohe Blushi e zari habilaj qe te dy ishin Kundra inceneratoreve para se keto ti jepnin ca miliona e tani jane avokate te inceneratoreve dhe plehrave, dolen qe mashtrimin ta benin edhe “sponsored” ne Facebook. E bukura eshte qe dy mashtrimet e tyre ne dy jave rrjesht te sponsorizuara, nuk arriten dot te marrin as gjysmen apo 1/3 e like te reagimeve te mia pa bere fare “sponsored”. Tregues qe njerezit e dine fare mire kur po ju thua te verteten e kur po genjen, dhe nuk ka rendesi fare ne sa pisanjose e shpendan mashtrimin. Thjesht mbeten te perlyer me bajgat e donatoreve.

Rama, Ahmetaj, Koka, Blushi, Mertiri, Zoto, Bllako, jeni kapur ne vjedhje 430 milione euro para publike. Duhet ti ktheni se kemi rruge te gjate bashke. Do shohim sa vendime qeverie ka per Elbasanin, sa per fierin, sa per tiranen, sa qindra telefonata ka ahmetaj me mertirin dhe zoton, si e ku eshte perfshire gjiknuri, pse dalin shtetas ruse ne guackat e Zotos ne Hollande, etj. Inceneratoret jane si pusete haleje qe kuderbimi i vjedhjes do e mbyse kete qeveri pavaresisht se sa hale me pare do hedhin per blushet dhe blerjen e hallexhi-mediave qe jane ne shitje te lire”, shkruan Malltezi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Publikuar

-

Nga

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga situata politike në SHBA, me ardhjen e presidentit të ri në pushtet dhe anullimin e dekreteve të pararendësit të tij.

Sipas Fugës, në këtë aspect demokracia duket sikur vjen rrotull, dhe nëse do merrnim rastin e vbendit, tonë kjo është pikërisht ajo që ndodh, pavarësisht se qytetarët duan ide të reja.

Nevoja për ide të reja !

Presidenti i ri vendit më të madh demokratik të botës u zgjodh! Për të gjithë ata që besojnë te shteti i së drejtës, mbyllja e incidentit të Kapitolit dhe hyrja e procesit në rrugën e natyrshme është e kuptueshme, e pritshme, aspak e habitshme sepse prej një ose dy shekujsh studjuesit më të mirë në politologji kanë shpjeguar qartë se atje shteti nuk është thjesht një ndërtesë apo një pikë e vetme, por e gjithë struktura ligjore e asaj shoqërie ku edhe një gjyqtar i thjeshtë ka fuqi ta vendosi edhe një politikan të paorientuar si duhet me ligjin me shpatulla pas muri.

E bën ta mbledhi veten.

Jemi larg me vite dritë ne! Nejse.

Presidenti i ri sapo hyri në zyrë i kishte gati dekretet e para. Muri me Meksikën ?

Pezullohet!

Ndalimi i hyrjes të shtetasve nga disa vende arabe ose myslimane? Anullohet!

Lëvizja pa maska e nëpunësve të administratës?

Ndalohet.

Ikja nga konferenca e Parisit për klimën? Anullohet, etj.

Sigurisht që presidenti i ri ka arsyet e veta të qendrueshme për të anulluar dekretet e pararendësit dhe rikthimin te vendimet dhe politika e para katër viteve.

As nuk diskutohet.

Dikujt mund t’i duket që në këtë aspekt sikur demokracia vjen rrotull. Rikthehet atje ku ishte katër vite më parë.

Sigurisht kur duhet, kjo gjë edhe ndodh! Nuk kam asnjë kompetencë studimore për të qendruar gjatë këtu.

Por gjithsesi kur është fjala për rastin tonë theksoj se te disa njerëz, jo pa peshë në politikë, rrotacioni i pushtetit në këto dekada është kuptuar si rikthim në pikën e nisjes të disa vitesh përpara. Na humbin kohë duke na u kthyer pas. Atë di, atë përvojë kam, te ajo kthehem.

Do ishte një humbje kohe. Nga taksa e sheshtë te taksa progresive, tani nga taksa progresive te taksa e sheshtë, pastaj nga taksa e sheshtë te taksa progresive, dhe ne që do të vijmë rrotull.

Ti prish mbikalimin, unë të prish pallatin, t’i prish pallatin unë prish xhadenë, ti prish teatrin, unë ngre teatrin, pastaj vjen ti përsëri prish përsëri teatrin, unë e ngre, ti e prish, unë e ngre, ti e prish.

Si lojë yçi!

Nga studentë që pranohen në Universitete nga Ministria e arësimit, pastaj që pranohen nga vetë universitetet, pastaj nga Ministria e arësimit, pastaj nga universitetet. Aman mo nuk keni ide të tjera? Po po vijmë rrotull kështu!

Hiq komuna ver komuna, hiq komuna, vër komuna, hiq…

28 nëndori dita e çlirimit, vjen tjetri, vendos 29 nëndori, ikën ai, vjen tjetri, clirohemi në 28 nëndor., pastaj përsëri në 29, pse 29 po sa? 28! Pse 28 po sa ? 29!

Po ça?

Pse sa?

Po 1 prilli?!

Qytetari dëshëron ide të reja!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Artan Hoxha, shkruan se një ndër karakteristikat e këtij grupi është përulja që u tregohet drejtuesve të saj, nga anëtarët e organizatës.

Duke bërë një paralelizëm, përmes ironisë, Hoxha ka publikuar dhe disa foto të dy zyrtarëve shqiptarë, Meta dhe Veliaj, ndërsa shton pyetjen se kush është kapo, duke u bazuar nga foto.

Respekte kapo….

Nje nga karakteristikat e NDRAGETA-s, eshte respektimi dhe perulja qe u tregohet drejtuesve te saj, nga anetaret e organizates.

Mjafton te shikosh menyren se si e nderojne shefin gjate takimeve ne publik, per te kuptuar se kush eshte kapo i organizates…

Ngjashmeria me disa foto te meposhteme eshte thjesht nje koiçidence e rastit

Kush duket si BOSS-i ketu???!!!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Publikuar

-

Nga

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje.

Duma shprehet se kjo padi është një tregues që Veliaj është i “kapur kokë e këmbë” nga mafia, teksa thekson se kjo nuk do e ndal.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE