Kronika
Aksident i rëndë në Rrëshën/ Përplaset çifti i bashkëshortëve, humb jetën gruaja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Mësohet se dyautomjeteve janë përplasur me njëri-tjetri dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ata janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por mësohet se një nga të plagosurit, nuk ka mundur t’ja dalë, dukë ndërruar jetë.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.
Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.“/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...