Sport
Zbulohen fjalët e fundit të Maradonës disa ditë para ndarjes nga jeta

Lajmi i vdekjes së tij shokoi të gjithë adhuruesit e tij në mbarë globin. Nisur nga ky fakt dramatik, mediat europiane kanë rikthyer në kujtesën e të gjithëve intervistën e fundit të Diegos, që është bërë në kohën gjatë pandemisë në Argjentinë ku ka deklaruar se nëse nuk do të kishte përdorur lëndë narkotike ai do të kishte vazhduar të luante edhe më shumë:
“Unë jam në fund dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga se imagjinoja. Dhe nëse nuk do të krijoja varësi nga drogërat, mund të kisha luajtur edhe më tepër.
Tani unë kam një dëshirë, dhe ajo është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe Argjentina ima të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur”, kjo ishte intervista e tij e fundit. Ndërkohë “El Pibe de Oro” u shua në moshën 60-vjeçare ku trishtoi pafundësisht adhuruesit e tij në mbarë botën.
Lajme të Rekomanduara:

Skënderbeu godet në merkato, afron mesfushorin që pritet të bëjë diferencën
Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos. Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar. Lojtari që luan...

Disfata në derbi, Nevil Dede i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes
Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u...