Connect with Us

U kap me lëndë narkotike, gati për shitje/ Arrestohet i riu në Tiranë

Kronika

U kap me lëndë narkotike, gati për shitje/ Arrestohet i riu në Tiranë

Publikuar

-

U kap me lëndë narkotike, gati për shitje/ Arrestohet i riu në Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:
•O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Të armatosur dhe me hanxharë/ Shqiptarët sulmojnë depon e drogave në Angli

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Një atentat ka tronditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur Marjon Mitro, ishte i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste”.

Sipas informacioneve  nga Policia, bëhet me dije se ende nuk ka informacione të nëse autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo.

Marjon Mitro ishte dhe anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ndërsa makina që u gjet e djegur sot në Vlorë dyshohet se i përket autorëve.

Po ashtu, Policia thotë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa arma që është qëlluar nuk le gëzhoja.

LEXO EDHE:  Shpërdorim detyre dhe kontrabandë me mallra/ Arrestohen 6 zyrtarë në Tiranë

LEXO EDHE:  Ngacmon në rrugë një vajze të re/ Si e pëson 34-vjeçari në Tiranë

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë, u qëllua nga një mjet në ecje.

Atentati ndaj Mitros ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, pranë bibliotekës së qyetit “Shevqet Musaraj”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec/ Shkak lagështia në rrugë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Pllocës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i lënduar një person.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE