Connect with Us

Tritan Shehu në takim me Metën/ Ka kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR për interesa financiare

Sociale

Tritan Shehu në takim me Metën/ Ka kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR për interesa financiare

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim “online” me disa mjekë për situatën e pandemisë së koronavirusit në vend.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Tritan Shehu i cili ka kërkuar që autoritetet mjekësore të 5-fishojnë numrin e testeve PCR.

Gjatë fjalës së tij, Shehu theksoi se është e rëndësishme që të kryhen testet PCR për identifikimin dhe izolimin e të infektuarve, dhe jo testet e shpejta imunologjike dhe serologjike.

“Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do të jetë dhe më jashtë kontrollit, me të filluar edhe viroziat sezonale. E vetmja mënyrë për të identifikuar dhe vënë diagnozën, është pozitiviteti i rezultatit të testit PCR. Ne jemi sot në rreth 1400 testime në ditë, janë shumë pak. Të tjerat janë testime private me pagesë. Kjo kërkon menjëherë, duhen së paku pesë fishuar testimet gratis për popullsinë. Testime PCR flas, jo testime imunologjike. Është e vetmja mënyrë për të identifikuar, izoluar kontaktet. Së dyti, ju folët për testimet e shpejta. Nuk duhet të krijojmë konfuzion, testime të shpejta duhen PCR, këtu ka ca interesa financiare nga ca kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR me teste të shpejta”, u shpreh Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Publikuar

-

Nga

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në media disa foto që tregonin sëmtimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës, sipasojë e punimeve të kryera aty pranë.

Por sipas myftiut të Tiranës, xhamia është drejt përfundimit të procesit të restaurimit të saj duke përfshirë të gjitha pjesët përbërese të saj.

Ai hedh poshtë lajmin se minarja e xhamisë është dëmtuar dhe se shumë shpejt ajo do u kthehet besimtarëve për të kryer adhurimet e tyre aty.

Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet. Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj. Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit” / shkruan ai në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.

Mësohet se në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.

Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.

LEXO EDHE:  Rekomandimi i KE/ Përfundon takimi i Mogherinit me Metën

LEXO EDHE:  “Teatër 3 ditor me Gjykatën Kushtetuese”/ Basha: “Do uzurponin kompetencat e Presidentit”

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në juglindje të vendit.

Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës trashësia e reshjeve të dëborës ka shkuar në 6 cm, duke bërë që kjo rrugë të jetë e bllokuar për momentin.

Mjetet e turistëve të cilët i janë drejtuar Dardhës kanë mbetur të izoluar në afërsi të pistës së skive. Pritet ndërhyrja e borëpastrueses për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

LEXO EDHE:  “Teatër 3 ditor me Gjykatën Kushtetuese”/ Basha: “Do uzurponin kompetencat e Presidentit”

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Yuri Kim pret në rezidencën e saj ministren Gjonaj

Ndërkaq, drejtuesve të mjeteve në këto zona u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit, si dhe me zinxhirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE