Politikë
“Themelet e së drejtës janë dobësuar qëllimisht”/ Meta: Synimi i mazhorancës është…

Presidenti Ilir Meta ka hedhur të tjera akuza ndaj qeverisë dhe Parlamentit për situatën politike në vend.
Meta tha në forumin “Biseda për tranzicionin” se aktualisht shqipëria ka një Parlament njëpartiak, një qeveri që kontrollon parlamentin dhe një parlament që miraton ligje preferenciale, jashtë çdo standardi kushtetues.
Kreu i Shtetit pretendon se që nga viti 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese, janë dobësuar qëllimisht themelet e shtetit të së drejtës.
Sipas tij, qëllimi i vetëm i kësaj është kapja e Gjykatës Kushtetuese.
“Unë jam presidenti në situatën më të vështirë që ka pasur Shqipëria. Që nga viti 2008, kur u bënë ndryshimet skandaloze në Kushtetutë e në vazhdimësi, qëllimisht janë dobësuar themelet e shtetit të së drejtës. Unë kam bërë gjithmonë çdo gjë për të shmangur konflikte, jo për t’i bërë ato. Marrim rastin e Reformës në Drejtësi, e cila u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm. Shumë aktorë të tjerë politikë bënin lojëra për ta bllokuar.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar prej kohësh që të mos arrihet këtu. U bënë katër vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Qëllimi ka qenë dhe mbetet një, kapja e Gjykatës Kushtetuese. Ka një përpjekje të qeverisë për të kapur Gjykatën e Lartë, dhe përmes saj edhe 1/3 e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin për të hequr betimin e gjyqtarëve te Presidenti”, deklaroi Meta./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...