Connect with Us

Temperaturat ulen në mëngjes por rriten në mesditë/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Temperaturat ulen në mëngjes por rriten në mesditë/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Reshje shiu dhe bore/ Surprizat ei motit për sot dhe ditët në vazhdim

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë motin gjatë paradites së sotme, por mesdita dhe orët vijuese largojnë vranësirat fillimisht nga zonat bregdetare dhe me pas gjithë territori do përfshihet nga kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur velerat ditore nga -2°C deri në 19°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa; Vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm dominojnë motin në Gadishullin Iberik dhe Britaninë e Madhe, por më rreshje dëbore vijon Europa Lindore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Rajonin e Mesdheut, Europën Qëndrore dhe Veriore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Publikuar

-

Nga

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në media disa foto që tregonin sëmtimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës, sipasojë e punimeve të kryera aty pranë.

Por sipas myftiut të Tiranës, xhamia është drejt përfundimit të procesit të restaurimit të saj duke përfshirë të gjitha pjesët përbërese të saj.

Ai hedh poshtë lajmin se minarja e xhamisë është dëmtuar dhe se shumë shpejt ajo do u kthehet besimtarëve për të kryer adhurimet e tyre aty.

Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet. Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj. Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit” / shkruan ai në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.

Mësohet se në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.

Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Mësoni si do jetë dita sot

LEXO EDHE:  Keni plane për fundjavën?/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në juglindje të vendit.

Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës trashësia e reshjeve të dëborës ka shkuar në 6 cm, duke bërë që kjo rrugë të jetë e bllokuar për momentin.

Mjetet e turistëve të cilët i janë drejtuar Dardhës kanë mbetur të izoluar në afërsi të pistës së skive. Pritet ndërhyrja e borëpastrueses për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

LEXO EDHE:  Parashikimi ekselent i Olldashit/ Çfarë thoshte shtatë vite me parë dhe ku jemi sot

LEXO EDHE:  Si e parashikon Monika Kryemadhi fundin e saj

Ndërkaq, drejtuesve të mjeteve në këto zona u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit, si dhe me zinxhirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE