Seria A
“Te goli i Uzunit ishte gabim imi”, De Ligt bën “mea culpa”

Pas vërshëllimës finale të Juventus-Ferencvarosh, ku pavarësisht sesi nisi ndeshja, në fund bardhezinjtë arritën që të përmbysin golin e Myrto Uzunit dhe të kualifikohen dy ndeshje përpara fundit të fazës së grupeve, për në 1/8-at e finaleve të Champions-it, Matajs De Ligt kërkon që të bëjë “mea culpa”. Ndonëse dhuroi një tjetër mbrëmje fantastike në qendër të mbrojtjes, holandezi 20-vjeçar, i cili mori edhe komplimentet e trajnerit Andrea Pirlo kërkoi që të pranojë se në aksionin e golit të parë të hungarezëve kishte qenë ai fajtori.
“Nuk e prisnim kurrsesi që Ferencvaroshi do të lëshohej menjëherë me atë vrull në fushën e lojës, ndaj duke arsyetuar gabim ndeshjen, ia komplikuam më shumë se ç’duhej gjërat vetes. Për më tepër, ata mbroheshin shumë mirë, kishin dy linja shumë të ngushta mes reparteve dhe na e bënë të vështirë që të gjenim hapësira mes tyre, për të qarkulluar topin.
Si përfundim, pavarësisht fitores, nuk mendoj se bëmë një paraqitje të mirë, pasi na munguan mjaft gjëra. Pikësëpari shpejtësia në lëvizjen e topit dhe mbi të gjitha na duhej më shumë kurajo. E them këtë sepse në Europë, në Champions, kohë për të rikuperuar nuk ke.
Prandaj, nëse nuk jep maksimumin që në fillim…, – nënvizon De Ligt, i cili merr edhe përgjegjësinë e golit të Uzunit. – Në rastin e golit të Ferenvaroshit ishte një gabim totalisht imi. Dola shumë përpara dhe lashë të zbuluar të gjithë mbrojtjen. Por e vërteta është që kemi gjithsesi një skuadër të madhe dhe me shumë cilësi brenda saj. Ndonëse e ritheksoj, në Champions duhet të qëndrojmë më të lidhur mes reparteve, më kompakt sepse kështu nuk rrezikojmë që të pësojmë”, tha De Ligt.
Lajme të Rekomanduara:

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Allegri ulet në stolin e ekipit të njohur
Massimiliano Allegri pritet të ulet në stolin e Romës teksa raportohet se tashmë është arritur marrveshje me një kontratë rreth 5 milionë euro në sezon....