Sport
Stefi Prifti poston këngën e Maradonës dhe bën mesazhin prekës për humbjen e legjendës

Humbja e Diego Maradonës ka pikëlluar sot gjithë botë. Reagimet kanë qenë me miliarda, teksa i madh e i vogël i kanë dhënë lamtumirë legjendës të futbollit argjentinas. Disa vargje të ndjera ka postuar edhe Stefi Prifti, të cilat i ka shoqëruar me një këngë që vëllezërit korçarë kanë kënduar për Maradonën disa vite më parë.
Stefi shkruan:
“Sa pashe lajmin e trishte te largimit nga jeta te legjendes, Maradona 🙏 Nuk e di! Gjate ketyre muajve ka pasur shume humbje jetesh dhe vazhimisht trishtohemi dhe ndoshta na rrjedh edhe nje pike lot..! Por, ky njeri, si lojtar i futbollit ishte i pazakonte! Vite me pare une dhe Endri, ne bashkepunim me poetin Pandi Laco dhe orkestruesin Gent Myftaraj realizuam dhe interpretuam ne Kenget e Shekullit te muzikes latine kete kenge, dedikuar legjendes Diego Maradona. Ne ate kohe une e perjetova shume fort kete kenge, duke e lidhur ne koshiencen time edhe me ne (degjoni tekstin me vemendje), por… kenga nuk pati impaktin e pritur nga ne..! Ndoshta, si nje dedikim per kete humbje te madhe te futbollit boteror do gjeje vendin e duhur ne kete dite te hidhur per gjithe sportdashesit RIP per kete talent te madh.” / CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....

VIDEO/ Kukësi fundos Bylisin, Skënderbeu zhgënjen në shtëpi ndaj Apolonisë
Kukësi ka marr fitoren e dytë radhazi, kundër Bylisit me rezultatin 2-1, kurse Skënderbeu e Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Verilindorët e drejtuar nga...